Një nga faqet e internetit më të specializuara të turizmit, “TripAdvisor” ka realizuar një renditje për destinacionet më të kërkuara per 2013. Ja 10-shja e më të mirëve.
Egjipti, Sharm el Sheik
Mund të gjeni qetësi dhe diell edhe në dimër. Një kënaqësi e veçantë.
Tenerife, ishujt Kanarie, Spanjë
E njohur si ishulli i “pranverës”, Tenerife ofron pafundësi argëtimesh për ata që duan të jenë sa më afër natyrës. Pjesa jugore e ishullit është më e ngrohtë dhe më rrezatuese. Mund të jetë vendi ideal për të festuar natën e ndërrimit të viteve.
Marok, Afrikë
Qyteti mbretëror i Rabat, Marrakech, Meknes e Fez, me parajsa si Casablanca, Agadir e Tangeri, minaret përrallore, shkretëtira e Saharasë. Këto dhe shumë të tjera e bëjnë Marokun, një eldorado ideale, veçanërisht në dimër.
Turqia, Europë
Kontrastet e Turqisë janë të jashtëzakonshme, nga majat e akullta të malit Ararat, në kërkim të Varkës së Noesë deri në lumenjtë historikë Tigër dhe Eufrat. Viti i Ri në Turqi është i ngrohtë dhe plot diell.
Tunizi, Afrikë
Oaze të mrekullueshme dhe të rafinuara që ofrojnë gjithë komoditetin e dëshiruar në shkretëtirë. Viti i Ri në një atmosferë ekzotike, si mund t’i thuhet jo Tunizisë?
Tailandë, Azi
Falë bukurisë së plazheve, natyrës, arkeologjisë, kulturës së mikpritjes, Tajlanda ka bërë për vete turistë nga e gjithë bota.
Qipro, Europë
Qipro është një ishull që ngjan si një botë më vete, një pikë takimi e shumë qytetërimeve, që duke u lidhur mes tyre i kanë dhënë jetë një destinacioni që shkëlqen si dielli. E njohur për specialitetet gastronomike, është një vend ideal për të kaluar festat.
Madeira, Portugali
Ky ishull njihet ndryshe si “perla e Atlantikut”, i famshëm për peizazhet dhe spektaklin e mrekullueshëm të fishekzjarrëve në Vitin e Ri, që janë vlerësuar edhe me çmim “Guinness”.
Dubai, Emiratet Arabe
Simbol i progresit, modernes, inovacionit, Dubai ofron gjithçka që i duhet një turisti komoditet dhe elegancë. Koha në dimër është e mrekullueshme.
Malta, Europë
Ishujt e Maltës ofrojnë kontrast të madh ngjyrash, blunë e Mesdheut, nuancat e profileve arkitekturore etj., tempuj, pallate, katedrale, të gjitha pjesë të një kulture dhe historie unike.