Home Extra Top 10 10 organizatat mafioze me te medha ne bote.

10 organizatat mafioze me te medha ne bote.

470
0

Historitë e tyre, si kanë lindur, vrasjet që kanë bërë, buja e tyre si edhe kush i mbështet. Si mafia më e rrezikshme cilësohet organizata më famshme në botë “Cosa Nostra”. Për këtë organizatë janë shkuar libra, bërë filma hollivudianë, shkruar me qindra artikuj, duke e kthyer këtë organizatë mafiozë në një mit.

Në 20 grupet mafioze më të rrezikshme në botë është edhe “SACRA CORONA UNITA”. Kjo nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm.

Përbëhet nga 7 organizata dhe 47 familje dhe me rreth 1755 anëtarë, kryesisht në provincën e Brindizit, Leçes dhe Torontos. Është një organizim i ri në krahasim me organizimet e mëparshme të mafies, për sa i përket territorit dhe aferave, por aktualisht paraqitet dhe vepron me vendosmëri dhe egërsi të dukshme. E veçanta e kësaj mafieje është përdorimi i të miturve dhe lidhja e ngushtë me segmente shqiptarësh. Ndërsa “COSA NOSTRA” italiane është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili.

Shumë bosë italo-amerikanë, të burgosur në ShBA (si Lucky Luciano e Vito Genovese, sa për të thënë ndonjë emër), u kontaktuan nga CIA dhe u lanë të lirë në mënyrë që t’i siguronin mbështetje në Itali aleatëve. Nddësa “COSA NOSTRA” amerikane u themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë. Ajo lindi për dy arsye: Emigrimi në SHBA i një numri të madh italianësh midis të cilëve kishte dhe nga ata që ishin marrë me krime, dhe për shkak se shumë mafiozë nga Sicilia për t’i shpëtuar ligjit në Itali u detyruan të shkonin në SHBA. Një rol të madh në largimin e tyre e pati Mori, prefekti i Palermos gjatë periudhës fashiste, i cili i persekutoi për një kohë të gjatë.

Janë 5 familje në Amerikë që mbanin kontakte të ngushta me krerët në Itali: Familja Bonano, Lukese, Kolombo, Xhenovese dhe Gambino, ku dy të fundit marrin pjesën me të madhe të fitimeve. Në këtë top-listë gjenden edhe tre organizata të tjera mafioze italiane, si “Camorra”, “Ndrangeta” dhe “Stidda”, duke pohuar edhe njëherë se Italia, ose më saktë Siccilia është vendi më “prodhimtar” për lindjen e mafioëve. Në këtë listë nuk kishin si të mungonin edhe organizatat mafioze ruse apo edhe ato kineze që kohët e fundit janë bërë shumë të fuqishme.

Lista e plote:

1-COSA NOSTRA

2-CAMORRA

3-NDRANGETA

4-SACRA CORONA UNITA

5-NEOMENKLATURNAJA

6-YAKUTSA

7-COSA NOSTRA Amerikane

8-FAMILJA E “MAFIES SË ZEZË”

9-MAFIA TURKE

10-MAFIA IRLANDEZE