Home Aktualitet 10 vendet me te bukura ne Shqiperi (VIDEO)

10 vendet me te bukura ne Shqiperi (VIDEO)

923
0

E ndodhur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një nga vendet turistike me mahnitese ku mund të mbetesh pa fjale nga kultura dhe nga panorama e saj natyrore, pasi eshte mbushur plot surpriza.

Por si kudo, ekziston dhe ne Shqiperi nje liste me 10 destinacionet me te bukura turistike per Shqiperine, te cilen do tjua paraqesim me poshte.

Për ata qe jane të apasionuar pas turizmit malor Shqipëria, 70 km larg qytetit të Shkodrës, në zemër të alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtëpitë karasteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese i bëjnë pushimet tuaja të paharrueshme.

Në veri të Shqiperise nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë. Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën.

Në juglindje të Shqipërisë Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme.

Por Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit, sidomos ate jugor.

Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh që s’je në detin e Karaibeve. Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht një qëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafën e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpiza të bardha dhe fshatra të vogla, të cilat shtrihen në një zonë të artë të rrethuar nga natyra e bukur.

Ndër vendet më joshëse është gjiri i Kakomes, një nga zonat më të bukura detare të bregut te ballkanit.

Në bregdetin jonian ndër më të frekuentuarit është plazhi i Dhërmiut. Qetësi, bregdet të pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të.

Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t’i rezistosh një rikthimi të dytë. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë.

Jala është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon. Por ata që plazhin e duan me rërë Deti Adriatik ofron mundësi pa fund. Ndër më të veçantit është plazhi i Tales në Lezhë, zonë kjo e konsideruar e virgjër e gati-gati e panjohur për shumë kënd.

Kombinimi pamjeve mahnitëse në mal dhe bregdeti i mrekullueshëm janë vetëm disa nga bukuritë që Zoti i ka dhuruar Shqipërisë.