Home Peqini 100-vjetori i Pavarësisë në Peqin (Video)

100-vjetori i Pavarësisë në Peqin (Video)

553
0

Me një ceremoni festive qyteti i Peqinit ka kremtuar mbrëmë 100-vjetorin e Pavarësise së tij. Në 26 nëntor të vitit 1912 një ditë pas Elbasanit, Peqini ngriti flamurin dhe u shpall i pavarur.

Nje dite me pas ne 27 nentor 1912 flamuri kuqezi do te valevitej ne Tirane. Qindra qytetare ishin mbledhur per te festuar kete ngjarje te madhe te historise tone.

Kryetari i bashkise se Peqinit, Ilir Rrushi ne menyre simbolike ngriti ngriti flamurin ne sheshin kryesor te qytetit. Ai u shpreh se ngritja e flamurit ne Peqin nuk ishte rastesi, por rrjedhoje e luftes dhe sakrificave te patrioteve peqinas.

Me këtë rast bashkia e Peqinit kishte organizuar një sërë veprimtarish, të cilat filluan me një konferencë në të cilën referuan historianë të ndryshëm të zonës si rektori i universitetit të Elbasanit prof. Liman Varoshi. Ndërkohë bashkia e qytetit të Peqinit u ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” të gjithë firmëtarëve të Pavarësisë së Peqinit duke vlerësuar në veçanti patriotin Adem Efendi Gjinishi. Në pallatin e kulturës në Peqin ishte çelur një fotoekspozitë me materiale e dokumente autentikë që flasin për historinë e zonës. Në orën 18.00 u ngrit në mënyrë simbolike Flamuri Kombëtar dhe kjo ceremoni vijoi me koncert të madh festiv me pjesëmarrjen e emrave të njohur si Kastriot Tusha, Irma dhe Eranda Libohova, Artiola Toska etj. Të pranishmit janë përshëndetur nga deputeti i zonës Dashnor Sula i cili në fjalën e tij theksoi se Peqini ka kontributet dhe historinë e tij në Pavarësinë e Vendit. Qytetarët peqinase janë përshëndetur edhe nga kryetari i bashkisë Ilir Rrushaj.