Home Kuriozitete 11 mijë dollarë për atë që mund ta shohë vetëm këtë film

11 mijë dollarë për atë që mund ta shohë vetëm këtë film

316
0

Kush mund ta shohë vetëm këtë film të frikshëm në kinema do të fitojë 11 mijë dollarë. Në fjalën e mbajtur para gazetarëve në Mumbai , Ram Gopal Varma, producenti i filmit ‘Phoonk 2’ vazhdim i filmit të parë me të njëjtin titull , tha se në këtë film flitet për një shpirt të keq që trondit një familje dhe i ftoi të gjithë ato të cilët mendojnë se nuk do të frikësohen nga shikimi i tij ta shohin atë vetëm në kinema.

Varma theksoi se personi i cili pohon se do të arrijë ta shikojë vetëm filmin do te lidhet me një makinë ku do të regjistrohen rrahjet e zemrës dhe gjatë gjithë shfaqjes do të regjistrohet në kamera për t’u siguruar që nuk do t’i mbyllë sytë.

Duke theksuar se regjistrimet e përfolura do të transmetohen në një ekran të vendosur jashtë kinemasë ,Varma tha se personi i cili do të arrijë ta shohë pa u frikësuar do të marrë 11 mijë dollarë.

Ram Gopal Varma kishte bërë një propozim të ngjashëm edhe për filmin e parë “Phoonk”, por gara e planifikuar për prezantimin e filmit ishte anulluar për shkak të pretendimit të mosveprimit drejt në zgjedhjen e vullnetarëve.