Home Aktualitet 12 të rinjtë më të fuqishëm dhe të pasur në botë

12 të rinjtë më të fuqishëm dhe të pasur në botë

448
0

Njerëzit më të fuqishëm të 2012Më i riu është 28 vjeç dhe fytyra e tij nuk ka shumë nevojë për prezantime. Mark Zuckerberg u kurorëzua nga revista “Forbes” si mashkulli i 25-të më i fuqishëm në botë, në renditjen “Most Powerful People 2012” (Njerëzit më të fuqishëm të 2012-s).

Renditja u hartua duke marrë në vlerësim katër variabla: numri i personave mbi të cilët shtrihet fuqia; pasuria personale ose të ardhurat e administratorëve të deleguar dhe Produkti i Brendshëm Bruto për figurat politike. E më pas vijnë fushat e ndikimit, që shpesh nuk kufizohen vetëm në një, siç është ushtrimi i kompetencave.

Themeluesi i “Facebook” u shfaq në një listë ku gjendeshin figura të tilla të fuqishme si Barack Obama, Angela Merkel, Benedetti XVI e Abdullah bin Addulaziz al Saud, mbreti i Arabisë Saudite, 88-vjeçari i cili renditet i shtati për pushtetin që zotëron.

Pavarësisht debutimit jo sikundër pritej në “Wall Street”, që u shoqërua me rënien e pasurisë së të riut Zuck (që kaloi nga 17.5 në 14 miliardë dollarë), në tetor “Facebook” kapërceu shifrën e 1 miliard përdoruesve.

Pjesa më e madhe e personave që bëjnë pjesë në listën e krijuar nga “Forbes”, bën të ditur gazetarja Caroline Howard, janë më shumë se 60 vjeç. Pra, të qenët pjesë e skuadrës nën 50 vjeç ku numërohen 71 personazhe nga 7.1 miliardë njerëz që ka në botë, merr një rëndësi të madhe.

Teknologjia është fusha që më së shumti i ka hapur dyert të rinjve, së bashku me Zuckerberg, në listën e të rinjve më të fuqishëm dhe të pasur bëjnë pjesë edhe Larry Page e Sergey Brin. Janë themeluesit e “Google”, faqja më e vizituar në botë me rreth 1 miliard vizitorë në muaj, ata sot janë 39 vjeç dhe janë në vendin e 20.

I 27-i është Jeff Bezos, Ceo i “Amazon”, 48 vjeç, njeriu që revolucionarizoi shitjet online, që sfidoi botimet tradicionale dhe që po vë në diskutim gjendjen “status quo” të prodhimeve kinematografike, për të mos folur më pas për suksesin e “Kindle Fire”, që sipas të dhënave të agjencisë përfaqëson sot 22% të shitjeve të tabletëve në SHBA-së.

Në vendin e 64-të është Robin Li, bashkëthemelues dhe Ceo i motorit të kërkimit kinez “Baidu”, me një pasuri që llogaritet në 7 miliardë dollarë.

Në vendin e 66-të është Elon Musk, 41 vjeç, sipërmarrës jugafrikan, bashkëthemelues i “PayPal”, “Tesla Motors” dhe “SpaceX”, lider në industrinë hapësinore private. NASA, pasi të ketë çuar në pension “Space Shuttle” do të nisë të përdorë pajisjet “SpaceX” për të furnizuar stacionet hapësinore.

Themeluesi i “LinkedIn”, 45-vjeçari Reid Hoffman është në vendin e 71, por vlerësohet si kapitalisti më i fuqishëm i “Silicon Valley”, në gjendje që të modelojë të ardhmen e teknologjisë së planetit.

Në listë nuk mungojnë as figurat e politikanëve të rinj. Më i riu është vetëm 29 vjeç dhe renditet në vendin e 44. Bëhet fjalë për Kim Jong, djali i ish-udhëheqësit të dashur të Koresë së Veriut.

David Cameron renditet në vendin e 12. 46-vjeçari prej dy vjetësh është Kryeministri i Britanisë.

Është 46 vjeç dhe quhet Enrique Pena Nieto, i 54-i në listë, Presidenti i Meksikës. Ai ndiqet (duke u renditur i 57-i) nga ministri i Naftës i Iranit dhe presidenti i OPEC-ut, Rostam Ghasemi, 48 vjeç. Në vendin e 61-të është Kryeministri rus Dmitry Medvedev, 47 vjeç. Me 51 vitet e tij, Barack Obama nuk bën pjesë në listën e të rinjve, por udhëheq klasifikimin e më të fuqishmëve.