Home Aktualitet AAK Vazhdonë kritikat ndaj qeverisë për keqpërdorim të buxhetit

AAK Vazhdonë kritikat ndaj qeverisë për keqpërdorim të buxhetit

286
0

Zyrtarë të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kritikuan qeverinë e vendit për organizimin, funksionimin dhe keqpërdorimin e buxhetit.

Melihate Tërmkolli nga AAK kritikoi Qeverinë e Kosovës e cila, sipas saj, edhe pas më shumë se 2 vjetësh të shpalljes së pavarësisë, akoma funksionon pa ligjin për qeverinë.

Ajo kritikoi edhe mënyrën e organizimin dhe funksionimin e ministrive të cilat sipas saj kanë mjaft defekte. Tërmkolli tha se 14 zyrat e kabinetit të kryeministrit përbëjnë një rast të rrallë të organizimit të qeverive.

Ajo po ashtu rekomandon që të miratohet sa më shpejt ligji për qeverinë, të zbatohen rekomandimet nga rishikimi funksional i institucioneve, të bëhet riorganizimi i institucioneve qeveritare, zvogëlimi i mjeteve për mallra e shërbime, në administratë të ketë më pak staf politik e më shumë profesional.

Tërmkolli rekomandon që Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore të ushtrojë funksionin e vet për tejkalimet buxhetore, në veçanti në mallra e shërbime dhe paga.

Ndërhyrja e politikës në shërbimin civil është një çështje tjetër për të cilën Tërmkolli ka kritikuar qeverinë e vendit.