Abu Dhabi, kulla e pjerrët hyn në Gines

Një qiellgërvishtës në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe u njoh nga libri i rekordeve Gines si kulla më e pjerrët në botë, duke lënë pas kullën e Pizës në Itali. Lajmi u bë publik nga mediat vendase. Kulla “Capital Gate”, që po ndërtohet nga kompania “Abu Dhabi National Exhibitions” (ADNEC) dhe që pritet të bëjë pjesë në një kompleks ekspozitash të kryeqytetit, është 160 metra e lartë dhe ka 35 kate.   Ndryshe nga kulla e Pizës, arkitektët e saj kanë kërkuar vetë që ky qiellgërvishtës të jetë i pjerrët duke filluar nga kati i 12-të. Ndërtesa është njohur nga libri i rekordeve Gines si kulla më e pjerrët në botë, me një pjerrësi prej 18 gradësh, ose katër herë më tepër se kulla e Pizës, njofton shtypi arab.  Kulla, ende në ndërtim në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara, pritet të përfundojë në fund të vitit 2010 dhe të përfshijë brenda saj një hotel me pesë yje si dhe disa zyra. Kryeqyteti ekonomik i Emirateve, Dubai, mban gjithashtu një rekord, kullën më të lartë në botë, 828 metra e lartë. Burj Khalifa, e përuruar në janar, ka 200 kate.



No Comments

  1. mevlan says:

    ki vend esh shum i bukur