Nje aksident i rend ka ndodhur sot ne Himare. Nje autobuz me 33 studente ne bord bie ne humnere
Autobusi me targa Elbasani eshte rrezuar ne Himare nga nje lartesi 100 m.
Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka rënë në thellësi prej afërsisht 100 metrash dhe dyshohet se të paktën 22 studentë të të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Drejt vendit të ngjarjes, në zonën e quajtur Qafa e Vishës, kanë mbërritur forca të shumta policore, autoambulanca dhe helikopterë.
Mësohet se autobusi i rrëzuar është me targë Elbasani, “EL 2274 B”, dhe se studentët janë të Universitetit Aleksandër Xhuvani, dega Gjuhë-Letërsi,
Ndërkohë, edhe banorë të zonës flasin për disa persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
Ndërsa Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për shtyp, ka bërë të ditur se përveç njësive policore të dërguara në vendin e ngjarjes, është ngritur edhe një grupi i posaçëm për menaxhimin e situatës.
Në komunikatën e policisë thuhet: “Në orën 16:50 minuta morën informacionin se në Qafën e Vishës, një autobus me targë Elbasani, “EL 2274 V”, ka dalë nga rruga. Drejt vendit të ngjarjes janë dërguar njësi policore të repartit Delta Forcë dhe të policisë rrugore, si dhe është ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës. Në zonën e aksidentit janë dërguar helikopterë nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes”.
Ndërkohë, Andrea Goro, anëtar i Këshillit Bashkiak të Himarës, ka deklaruar për Top Channel se situata paraqitet shumë e rëndë dhe se numri i viktimave është mbi 10.
Ndërsa korrespondenti i Top Channel ka bërë të ditur se thellësia e humnerës është 80 metra, se autobusi është shkatërruar tërësisht dhe brenda tij ndodhen ende të mbijetuar.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj, për të menaxhuar nga afër situatën.
[…] Fotot nga aksidenti ne Himare Aksident ne Himare, Bie Autobusi (Foto VIDEO) 10 vendet me te bukura ne Shqiperi (VIDEO) Chelsea është fitues i finales së […]
https://peqini.com/fotot-nga-aksidenti-ne-himare
o zot i lutem shtetit te bej te pamunduren dhe te veproj ne menyr te shpejt dhe ngushllime per gjith familjaret nga altin cerri londer
Comments are closed.