Aksident ne Qafe Krrabe, Autobuzi bie ne gremine

Aksident ne Qafe KrrabeBie në greminë një autobus me pasagjerë në Qafën e Krrabës, në vendin e quajtur “Qershitë”, në aksin Tiranë-Elbasan. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaroi se 9 persona janë plagosur nga aksidenti që ndodhi pasditen e së shtunës, ndërsa një prej tyre është më rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50, kur autobusi me targa LB 31 56 A doli nga rruga duke përfunduar në greminën e thelle rreth 30-35 metra. Sic ben me dije kryetari i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pasagjeret e autobusit te aksidentuar jane delegate te Librazhdit, te cilet moren pjese te shtunen ne Kongresin e kesaj force policie.

Mësohet se forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane shoqeruar shoferin e autobusit Mit’hat

Biçaku. Autoambulancat, nderkohe kane kryer transportin e te plagosurve ne Spitalin e Elbasanit.

Ende nuk dihen shkaqet e ketij aksidenti te rende, ndersa kane nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave.

Vetem pak jave me pare, nje tragjedi u regjistrua ne Himare, kur nje autobus me studente te Universitetit te Elbasanit ra ne gremine, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave, 11 vajzave te reja, shoferit dhe nje djali, qe ishte i fejuari i nje prej vajzave qe udhetonin ne autobus.