Home Aktualitet Aksidentet gjatë 2010-ës, shifra rekord, (VIDEO)

Aksidentet gjatë 2010-ës, shifra rekord, (VIDEO)

339
0

Shifër të frikshme mban numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë. Viti 2010 shënon jo pak por 1470 aksidente rrugore në të gjithë vendin. Ndërkohë që numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë verës, që përkon me ardhjen e emigrantëve dhe ku muaji korrik shënon 151 aksidente me vdekjen e 51 personave. Por gjatë 365 ditët e vitit 2010 kanë vdekur në rrugë nga aksidentet automobilistike 316 persona, janë plagosur rëndë 342 persona dhe janë plagosur lehtë në aksidentete rrugore 1226 persona.

Ndërkohë që shkaqet shënohen të njëjta pothuajse në të gjitha blloqet apo edhe dosjet e hetuara nga ekspertët. Shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar, konsumim i tepërt i alkoolit gjatë drejtimit të automjetit janë shkaqet e aksidenteve me pasoje vdekjen e pasagjerëve por edhe të kalimtarëve në disa raste.

Por vitit 2010 do shënojë edhe dy aksidente tragjike, rënien në humnerë të dy autobusëve me pasagjerë ku në aksidentin e Gjegjanit në Pukë humbën jetën 14 persona ndërsa në Fratar të Ballshit 9 të vdekur. Pikërisht sipas policisë këto dy aksidente kaë rritur edhe numrin e viktimave.

Ndërsa ajo që mbetet problem është periudha e ardhjes së emigrantëve gjatë verës dhe festave të fundvitit ku mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor sjell edhe aksidentet rrugore në akset kryesore të vendit.