Home Kuriozitete Aktronte sulmet epileptike për të mos paguar faturat

Aktronte sulmet epileptike për të mos paguar faturat

309
0

Një person nga Baltimore është dënuar me një vit e gjysmë burg, pasi që për disa muaj ka ngrënë në restorante të ndryshme, por kurrë nuk kishte paguar.

Pinte verë dhe kënaqej me ushqimin, por kur duhej paguar, bëhej sikur kishte sulme epileptike, transmetojnë mediet britanike.

Andrew Palmer ndihmohej nga mysafirët dhe klientët, pas ndërprerjes së “sulmit”. Palmerin e përcillnin deri te vetura dhe nuk i kërkonin pagesën e faturës.

U zbulua pas disa “vizitave” në disa restorante, kur edhe u arrestua. Është dënuar me një vit e gjysmë.

Palmer ka një dosje të madhe kriminale, 40 akuza për vjedhje dhe disa shkelje të vogla.