Home Aktualitet Aleanca Kuqezi në Peqin: Demokracia e rrënuar

Aleanca Kuqezi në Peqin: Demokracia e rrënuar

315
0

Në vijim të tubimeve në gjithë Shqipërinë, Aleanca Kuq e Zi dhe drejtuesit e saj u ndalën në qytetin e Peqinit.

Në takim merrnin pjesë qindra mbështetës të AK-së. Në fjalën e rasti, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu vlerësoi gjendjen, sipas tij të mjeruar në të cilën ndodhet Shqipëria, me papunësi me shifra rekord dhe ende larg të qenit vend anëtar i Bashkimit Europian.

“Jemi vendi më i varfër në Europë dhe të vetmit që na mbajnë jashtë saj. Demokracia dhe pluralizmi në vend janë rrënuar. Ne duhet të rikthejmë krenarinë dhe integritetin e humbur të këtij vendi”, deklaroi kreu i AK-së. /TCH/

 

Aleanca KuqeZi mberrin ne qytetin e Peqinit. Qindra aktiviste te Aleances KuqeZi u mblodhen ne pallatin e kultures “Ferdinand Deda” ne diten e themelimit te deges se levizjes politike kuqezi ne kete qytetet. I pranishem kryetari i Aleances KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu u shpreh perpara qindra mbeshtetesve se “shqiptaret ndodhen ne udhekryqin e tyre historik, pasi varferia ka pllakosur pjesen me te madhe te popullsise”.

“Jemi te fundit ne Europe, dhe jo sepse shqiptaret nuk duan si ndonje popullsi tjeter ne rajon, as se nuk na duan, por sepse klasa politike qe qeveris vendin na ka lene jashte saj”- u shpreh lideri i Aleances KuqeZi Kreshnik Spahiu. Duke u ndalur tek niveli i demokracise Spahiu deklaroi se niveli i saj eshte rrenuar e bashke me te edhe pluralizmi gjate viteve te fundit ka njohur vetem regres ne te gjithe aspektet qe preket shoqeria e vendit tone. “Te rikthejme integritetin dhe krenarine e mohuar te vendit dhe shqiptareve ne rajon dhe europe” deklaroi Kreshnik Spahiu. Papunesia dhe situata ekonomike ishte nje tjeter pike ku kryetari i levizjes politike Aleanca KuqeZi u ndal.

“Shqiperia po njeh vit pas viti vetem rekorde negative ne nivelin e papunesise, me 1 maj shqiptaret u genjyen serish nga autoritetet e tyre per nivelin e papunesise. Jane mbi nje milion shqiptare qe kane nje raport negativ me punesimin per shkak te mungeses se politikave te duhura te organikes se pushteti klientelist i cili i ka mbushur zyrat e tij me militante dhe tesera te PD dhe LSI” deklaroi Spahiu.

Ne perfundim te fjales se tij Z.Spahiu evidentoi nje fakt trondites per shoqerine shqiptare duke deklaruar se kombi shqiptare me shume jeton ne emigrim se sa ne token e tij pikerisht per shkak te kushteve te mjerueshme ekonomike dhe mungese se vizionit qeverises.

Ne mbyllje te aktivitetit lideri i AK shperndau disa qindra karta anetaresie per aktivistet e rinj kuqezi qe i jane bashkuar levizjes kuqezi ne kete qytet.