Home Lajme Sport Alegri: Dinjo duhet të punojë akoma

Alegri: Dinjo duhet të punojë akoma

224
0

Trajneri kuqezi ka theksuar edhe një herë faktin se braziliani është larg formës së tij

Ajo penallti parabël që i ka kushtuar skuadrës së Milanit humbjen e trofeut, ndoshta ka ardhur për shkak të dëshirës së tij të madhe për të dhuruar spektakël dhe për të befasuar gjithmonë publikun dhe kundërshtarin. Por gjithsesi, është një sinjal pozitiv: Ronaldinjo ka dëshirë të argëtojë dhe të argëtohet. Mënyra e vetme me të cilën ai di të luajë futboll.

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, i kapur nga telekamerat, duket se është argëtuar më pak. Në fund, të fitosh një kupë kundër Interit dhe Juventusit i bën shumë mirë moralit dhe koleksionit të klubit. Për klubin kuqezi, dihet, kjo e dyta është shumë e rëndësishme. Por nëse Dinjo do të vazhdojë të punojë siç po bën këtë periudhë, për trajnerin nuk do të mungojnë rastet për t’u argëtuar.

JASHTE FORME – Para së gjithash, prezenca e tij më në fund e ka ndihmuar Milanin të heqë idenë se është një skuadër që varet vetëm nga Pato, duke parë se deri para trofeut “Tim”, 90% e zgjedhjeve në sulm kanë kaluar nga këmbët e “Patokut”. Gjithsesi, një gjë duhet të jetë e qartë: Ronaldinjo nuk është në formë.

Nuk mund të ishte. Eshtë bashkuar me skuadrën më 20 korrik, pas përfundimit të pushimeve dhe ka qenë mbi peshë, dhe mbi të gjitha pa zhvilluar asnjë lloj stërvitjeje. Në Bari është parë: vrapimi nuk ka qenë i lirshëm, kthimet në mbrojtje të lodhshme. Por paraqitja e tij dhe ai gol i bukur kanë folur për një lojtarë që po e kupton nga dita në ditë sesa shumë besim ka ambienti kuqezi tek aftësitë e tij, për t’u rikthyer tek fitoret. Një lojtar që e ka liruar kokën nga mendimt e merkatos. Një lehtësim psikologjik që është treguar në golin e tij.

ALEGRI – Por, në paraqitjen e tij të mirë në trofeun “Tim” ka ndikuar edhe aspekti fizik. Dinjo po punon shumë, siç i ka kërkuar Alegri, i cili nuk ka harruar të nënvizojë edhe në Bari faktin se fantazisit brazilian nuk është akoma në formën e duhur: “Ka cilësi të mëdha, por e ka filluar punën me vonesë. Mund të luajë nëse është në formë të mirë.

Praktikisht, edhe për shkak të dëmtimit që ka pësuar në fund të korrikut, ai ka qenë lojtari që ka punuar më shumë në Milanelo. Eshtë djersitur gjithmonë, edhe kur shokët e tij të skuadrës pushonin, për të rikuperuar sa më shpejt të ishte e mundur formën fizike. Dhe kjo është arsyea kryesore pse ka rikuperuar peshën e tij ideale në pak kohë, nga e cila ishte larguar gjatë pushimeve.

Kësaj, natyrisht, i është bashkuar rregullsia në orarin e konsumimit të vakteve, e domosdoshme për të mos u “fryrë”. Ronaldinjo i kushton një kujdes të madh ushqimit të tij, por nuk është një “llupës”. Mund t’i ndodhë të bashkojë në një pjatë të vetme makarona me mish të bardhë, ose oriz me peshk dhe perime. Por, ai i ndjek me kujdes direktivat që janë dhënë nga trajneri i tij Alegri dhe përgatitësi atletik Tonjaçini. Ai di ta kontrollojë veten shumë mirë. E rëndësishme është që të mos humbasë buzëqeshjen.



http://www.sportishqiptar.com.al/alegri-dinjo-duhet-te-punoje-akoma/