Home Lajme Sport Andres Iniesta, futbollisti me i mire i Euro 2012

Andres Iniesta, futbollisti me i mire i Euro 2012

270
0

Andres Iniesta eshte shpallur nga FIFA si futbollisti më i mirë i ‘Euro 2012’. Paraqitjet e shkëlqyeshme me Spanjën kampione e shpërblyen mesfushorin e Barcelonës, i cili u zgjodh edhe lojtari më i mirë i finales.

Andres Iniesta është zgjedhur lojtari më i mirë i ‘Euro 2012’ nga UEFA, disa orë pasi u zgjodh futbollisti më i mirë i finales së Kampionatit Evropian të futbollit.

Mesfushori i Barcelonës ishte njëri nga më të merituarit në fitoren e thellë me rezultat 4:0 ndaj Italisë të dielën mbrëma, për ta mbrojtur titullin e kampionit të Evropës dhe për ta shkruar historinë, duke i fituar tre trofe të rëndësishëm radhazi (pas Europianit 2008 e Botërorit 2010).

“Duke e zgjedhur Iniestan si lojtarin më të mirë të ‘Euro 2012’, kjo dërgon mesazhin e kreativitetit, futbollin e mprehtë dhe thjeshtësisë”, ka thënë drejtori teknik i UEFA-s, Andy Roxburgh.

10 spanjollë në skuadrën e Evropianit

Janë plot 10 futbollistë spanjollë që gjenden në skuadrën më të mirë të Evropianit, e cila përfshin 23 futbollistë, të selektuar të hënën nga Komiteti Teknik i UEFA-s.

Ndërkohë, Stiven Zherrard është futbollisti i vetëm anglez i zgjedhur në këtë skuadër, derisa yjet tjera që u përfshinë nga shtëpia e futbollit evropian ishin edhe mesfushori italian Andrea Pirlo, ai gjerman Mesut Ozil dhe ylli portugez, Kristiano Ronaldo.

Gerrard dhe sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç ishin të vetmit lojtarë të përfshirë në listë, që nuk kishin arritur deri në gjysmëfinale të këtij evenimenti, i cili u mbajt në Ukrainë dhe Poloni.

“Zherrard luajti mjaft mirë dhe shfaqi kualitete të jashtëzakonshme të lidershipit. Pirlo ishte i mahnitshëm, Ksavi e fitoi edhe një betejë (pas asaj të Euro 2008) dhe Xabi Alonso ishte i shkëlqyeshëm”, shtoi Roxburgh.

Ekipi i Evropianit

Portierë:

Gianluigi Buffon (Itali), Iker Casillas (Spanjë), Manuel Neuer (Gjermani)

Mbrojtës:

Gerard Pique (Spanjë), Fabio Coentrao (Portugali), Philipp Lahm (Gjermani), Pepe (Portugali), Sergio Ramos (Spanjë), Jordi Alba (Spanjë)

Mesfushorë:

Daniele De Rossi (Itali), Steven Gerrard (Angli), Xavi Hernandez (Spanjë), Andres Iniesta (Spanjë), Sami Khedira (Gjermani), Sergio Busquets (Spanjë), Mesut Ozil (Gjermani), Andrea Pirlo (Itali), Xabi Alonso (Spanjë), Cesc Fabregas (Spanjë), David Silva (Spanjë)

Sulmues:

Cristiano Ronaldo (Portugali), Zlatan Ibrahimoviç (Suedi), Mario Balotelli (Itali)