Home Aktualitet Aplikimi per Studime në Gjermani, kushtet dhe procedurat

Aplikimi per Studime në Gjermani, kushtet dhe procedurat

761
4

Kush kërkon të studiojë në Gjermani, duhet të informohet që në vendin e tij për kushtet e udhëtimit. Zyra Akademike për të huajt verifikon nëse dikush ka plotësuar kushtet për të drejtën e studimit në Gjermani

Njohuri të hollësishme për pranimin, njohuritë e nevojshme të gjuhës dhe dokumentet që duhen sjellë me vete i jep Akademia Gjermane për Këmbimet me Jashtë – Deutsche Akademische Austauschdienst (DAAD). Kini kujdes, disa nga dokumentet duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara.

Reforma e Bolonjës

Në vitin 1999 ministrat e Arsimit të 29 vendeve evropiane vendosën që të krijonin sisteme të njësuara të shkollave të larta në të gjithë Evropën. Një nga pikat e planit për të arritur këtë ishte futja e studimeve në nivelin bachelor dhe master. Aktualisht, 40 vende evropiane marrin pjesë në këtë reformë të shkollave të larta. Deri në vitin 2010 vendimet e marra nga ministrat duhet të viheshin në jetë. Por meqenëse shumë vende kanë vështirësi, i gjithë procesi i reformave është shtyrë për vitin 2020.

Kurset gjermane (Njohuritë e gjuhës)

Kush dëshiron të studiojë në Gjermani dhe nuk ka marrë vendim të ndjekë një degë që zhvillohet në gjuhën angleze, duhet të dëshmojë njohuritë e gjuhës gjermane. Për këtë ka provime të ndryshme, si për shembull DSH, “Provimi i gjuhës gjermane për studentët e huaj që hyjnë në një shkollë të lartë”. Në vendin e lindjes, mund të jepet provimi “TestDaF” (Provimin e gjermanishtes si gjuhë e huaj). Kush shkon në një shkollë gjermane ose ka dëftesat e gjuhës nga Instituti ‘Goethe’, nuk ka nevojë ta japë provimin. Kurse të gjuhës gjermane me certifikatat përkatëse ofrojnë si universitetet gjermane ashtu edhe institutet ‘Goethe’ në të gjithë botën.

Dual Career Service

Ai që sot kërkon të shkojë në një institut si shkencëtar apo specialist kërkimor, duhet t’i bëjë planet mirë. Kështu, për shembull, në shumë universitete gjermane jo vetëm që ofrohet kujdestari për fëmijët, por gjendet edhe një vend pune për bashkëshortet/ët. Vendi i punës mund të jetë në universitet apo në një firmë kooperuese.

Studime duale

Disa shkolla të larta në bashkëpunim me firma të caktuara ofrojnë një sistem dual studimi. Kjo do të thotë që studimi dhe specializimi në praktikë lidhen me njëra-tjetrën. Ai që përfundon studimin dual, mund të marrë dy dëshmi: atë të shkollimit profesional dhe atë shkencor.

Universitetet elitare

Në Gjermani ka nëntë universitete elitare, të cilat marrin para nga buxheti publik për të ushtruar kërkimet shkencore dhe për të bërë planet për të ardhmen. Kjo e ashtuquajtura “Nismë ekselence” nisi në vitet 2005/2006 për të nxjerrë në pah universitete të caktuara dhe për t’i bërë ato të afta në konkurrencën ndërkombëtare. Ndër universitetet elitare bëjnë pjesë Universiteti Teknik i Mynihut (TU München), Universiteti Ludvig Maksimilan në Mynih (LMU München), Shkolla e Lartë Teknike e Ahenit (RWTH Aachen), Universiteti i Lirë i Berlinit (FU Berlin) si dhe universitetet e Hajdelbergut, Gëtingenit, Karlsruhes, Frajburgut dhe Konstancës.

Shumëllojshmëria e degëve

Ai që deri tani ka studiuar në Gjermani për të marrë titullin magister, për të marrë diplomë apo njohjen e mësimdhënies, është dashur t’i zgjedhë vetë degët që studion. Për të marrë magister duhet të zgjidheshin tre degë, për provimin e shtetit dy dhe për diplomë një degë. Me futjen e studimeve në nivelin bachelor dhe master zgjidhet në parim vetëm një degë. Por shumë universitete ofrojnë kombinime degësh, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën nga ana tematike ose i përgjigjen nevojave të ekonomisë. Në këtë mënyrë ka lindur një numër i madh degësh studimi, dhe numri i tyre do të rritet edhe më shumë. Një vështrim mbi to e jep faqja e internetit www.hochschulkompass.de.

Studimi në distancë

Ndjekja e studimeve pa qenë i pranishëm në shkollë bëhet gjithnjë e më interesante për ata që edhe punojnë. Disa degë studimore janë ngritur si studime online, të cilat pjesërisht mund të ndiqen edhe në bashkëpunim me shkollat e larta jashtë Gjermanisë. Një nga universitetet në distancë është ai në Hagen, në Landin e Renaninsë Veriore – Vestfalisë, i përqendruar në degët ekonomike. Lënda mësimore dërgohet online. Studentët janë vazhdimisht në kontakt me docentët. Degët e studimit janë të hapura edhe për studentët jashtë Gjermanisë.

Ndihmat financiare

Ai që nuk vjen me bursë në Gjermani, duhet të dëshmojë se ka të ardhura të mjaftueshme financiare për të paktën një vit. Kjo do të thotë që të dëshmojë se ka në numrin e llogarisë bankare 8 000 euro. Ndihma shtetërore për studime jepen vetëm për gjermanët ose në raste të caktuara edhe për studentët nga vendet e BE-së. Nëpërmjet “Ligjit për ndihmat studimore federale” (shkurt BAföG) studentët që nuk mund të financohet nga prindërit gjatë studimeve mund të mbështeten financiarisht nga shteti. Kush bie në nevojë financiare, mund të kërkojë këshilla tek shërbimet studentore (Studentenwerken) ose komunitete universitare.

Diploma universitare

Nëse si kusht për të marrë një vend studimi kërkohet që të jetë kryer një studim paraprak, atëherë duhet treguar diploma për këtë. Në Gjermani aktualisht si diploma njihen bachelor, diploma, magister dhe provimet e shtetit.

Regjistrimi (Immatrikulation)

Për degët që kërkohet të studiohen, duhet bërë regjistrimi në Shkollën e Lartë përkatëse. Parimisht çdo student është i lirë të zgjedhë shkollën e tij dhe docentët. Universitetet private, shkollat e artit dhe të muzikës si dhe shkollat e sportit vendosin në bazë të provimeve, ose të bisedave nëse një kandidat pranohet apo jo. Për degë studimi shumë të kërkuara ekzistojnë procese përzgjedhjeje të caktuara, të cilat shpesh bazohen në notat e maturës. Kush kërkon të regjistrohet duhet të plotësojë formularin përkatës, duhet të ketë dëshminë e njohurive të gjuhës gjermane (për degët në të cilat studimet bëhen në gjuhën gjermane), duhet të ketë një vërtetim të Shkollës së Lartë nga vendi i vet, nëse ka filluar që atje me studimet, si dhe të ketë sigurimin shëndetësor. Përveç kësaj duhet bërë edhe pagesa e semestrit, që është pjesë e regjistrimit.

Numerus Clausus

Nëse në një degë të caktuar studimi ka më shumë kandidatë sesa ka vende studimi, atëherë vendoset një Numerus Clausus. Vetëm kandidatët që arrijnë një notë të caktuar mature, mund të marrin të drejtën e studimit. Meqenëse studentët e huaj vijnë në universitetet gjermane shpesh nëpërmjet programeve të këmbimit ose bursave, për ta nuk vlen në këtë rast Numerus Clausus, por rregulla të tjera për fitimin e së drejtës së studimit.

Shërbimet studentore

58 shërbime studentore (Studentenwerke) kujdesen në Gjermani për problemet sociale të studentëve. Ato administrojnë konviktet, financojnë mensat, ofrojnë kujdes për fëmijët dhe punojnë për të mbrojtur interesat e studentëve në politikën për shkollat e larta. Ata ndihmojnë studentët në fushën e financave dhe atë kulturore.

Tarifat e studimit

Shërbimet studentore financohen ndër të tjera edhe nga “pagesat e semestrit”. Ky kontribut financiar shërben edhe për të mbuluar kostot e administratës të universiteteve si dhe për shpërblimin social të përfaqësuesve të studentëve, “AStA”. Pagesa e semestrit bëhet nga të gjithë studentët gjatë regjistrimit në universitet. Përveç tarifave të studimit, disa lande gjermane në varësi nga universiteti kanë futur edhe tarifat e shkollimit, që mund të arrijnë deri në 500 euro për semestër.

Bursa e vendeve të studimit

Në degët shumë të preferuara kërkesa është e madhe dhe universitetet duhet të përzgjedhin midis kandidatëve të shumtë. Studentët kandidojnë shpesh në disa universitete njëkohësisht dhe presin aprovimin e shkollës së favorizuar. Nëse ata kanë marrë lejen e studimit nga një universitet tjetër dhe presin deri në fund që të marrin lejen e studimit nga universiteti i preferuar, atëherë vendi i parë i studimit mbetet i bllokuar deri pak para fillimit të semestrit, kur lihet i lirë për të interesuarit e tjerë. Për të krijuar një ide në cilat universitete dhe për cilat degë ka ende vende të lira studimi, është krijuar nga Konferenca e Shkollave të Larta një “bursë e vendeve të studimit”. “Ofertat e minutës së fundit” gjenden para fillimit të semestrit të ri në: www.freie-studienplaetze.de.

Paralelisht ekziston edhe një bursë vendesh studimi në internet studieren.de, e cila bashkëpunon po ashtu me universitetet dhe zotëron të dhënat e fundit. Edhe këtu gjenden vende të lira studimi, disa janë para se të përfundojë semestri: www.studieren.de/freie-studienplaetze.

Studentët me aftësi të kufizuara

Për studentët me aftësi të kufizuara ekziston një vend këshillimi në shërbimin studentor. Disa nga universitetet kanë pajisjet e duhura për studentët me aftësi të kufizuara, disa nga konviktet ofrojnë vend banime pa pengesa. Përveç kësaj, çdo shkollë e lartë gjermane ka një të ngarkuar me çështjet e studentëve me aftësi të kufizuara. Në disa nga shkollat e larta, studentët me dhe pa aftësi të kufizuara kanë krijuar grupe në të cilat ofrohen këshillime dhe ndihma.

Studentët me fëmijë

Edhe studentët me fëmijë ndihmohen nga shërbimet studentore. Ato ndërmjetësojnë për banimin, kopshtet ose çerdhet, që janë krijuar për studentët. Universitetet, që duan të joshin shkencëtarët ose studentët nga e gjithë bota ofrojnë edhe “kushte speciale” të caktuara. Ndër to bëjnë pjesë ndërmjetësimi i vendeve të kopshteve për fëmijët, i shkollave apo banesave. Informacione gjenden tek Zyra e Këmbimit Akademik me jashtë (Akademischen Auslandsamt).

Qendra e mirëseardhjes për studentët e huaj

Ai që vjen nga një vend tjetër në universitetet gjermane, mund të marrë ndihmë dhe këshillë edhe tek Zyra e Këmbimit Akademik me jashtë (Akademischen Auslandsamt) e universitetit të caktuar, sa i përket formaliteteve dhe proceseve në universitet. Përveç kësaj disa universitete kanë “qendrat e mirëseardhjes”, të cilat informojnë studentët e huaj me informacionet e nevojshme dhe u ofrojnë atyre të ashtuquajturit “Buddies”. Këta janë studentë që ndihmojnë të sapoardhurit për t’u ambientuar me qytetin dhe universitetin. Disa universitete ofrojnë në fillim të semestrit javë speciale hyrëse, me vizita në qytet dhe informacione për vendin dhe njerëzit që jetojnë në të. Edhe degët e veçanta organizojnë aktivitete speciale për të sapoardhurit.

Kushtet e lejes së studimit

Disa nga degët e studimit janë aq të preferuara saqë kanë “kufizime të lejes së studimit”. Për studentët e mjekësisë, vendimi për lejen e studimit merret për shembull me notën përfundimtarë të gjimnazit. Për të shpërndarë vendet e preferuara të studimit për mjekësinë ekziston “Fondacioni për lejen e studimit në shkollën e lartë”. Në shumicën e rasteve aplikimi bëhet në universitetin e preferuar. Cilat degë preken dhe si duhet të bëhet aplikimi, mësohet në universitetet përkatëse. Për të qenë të sigurt aplikimi bëhet në disa universitete. Vende studimi për kandidatët e huaj shpërndan Zyra e Këmbimit Akademik me Jashtë pranë secilës shkollë të lartë. Kush kërkon të aplikojë në disa shkolla, mund t’i dërgojë dokumentet e lidhura tek “Qendra e shërbimit dhe punës për aplikimin e studentëve ndërkombëtarë” (assist). Dokumentet kontrollohen aty dhe dërgohen në shkollat e larta të preferuara./shqiptari.net/

4 COMMENTS

  1. jam nxëns i shkolles së mesme , deshiroj qe pas mabrimit te shkolles se mesme te studioj jasht KS kryesisht ne Gjermani … sa i perket gjuhes , un gjuhen gjermane e njoh shum mir . nese ka mundsi mem tregu se egziston mundsia apo qfar kushte duhet plotsuar qe un te studioj ne gjermani….

    pres me padurim pergjigjejen tuaj….

  2. JAM STUDENTE NE FAKULTETIN EKONOMIK NE PRISHTIN ,deshiroj qe te shkoj te studjoj ne gjermani sa i perket gjuhes uen gjuhen gjermane e njof shum mire nese ka mundesi mem tregu se qfar kushtesh dueht plotsuar qe une te studjoj ne gjermani-nynberg oki klm.e pres pergjigjen tuaj me respekt MIRANDA

  3. Përshendetje , quhem Besa

    Nese ka mundesi me tregu nese ka ndonje afat te caktuar per studime master ne Juridik ne Gjermani me saktesisht Heidelberg,.

  4. Ich bin ein Mädchen aus dem Kosovo Stadt prishtine Ich möchte den Deutschland untersuchen, Ich lebe nur mit einem Artikel mein Vater starb, habe ich weder Haus noch alles live Diane aber nicht können, wenn auch nur in Deutschland zu untersuchen, zu lehren und zu geben wir arbeiten in Bezug fjolla krasniqi

Comments are closed.