[pro-player width=’480′ height=’443′ type=’video’]http://www.balkanweb.com/videoAlbum/Video/8853.flv[/pro-player]
Gjykata e Tiranës gjatë një seance të mbyllur për media të dielën, u ka caktuar masën me nga një muaj burg shtetasve Luan Rami, Fatos Rami dhe Afrim Kica, të cilët sipas Prokurorisë kanë pasur plan për eliminimin fizik të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama.
12:00 – Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre persona të akuzuar për përgatitje për të kryer vrasje. Ata dyshohet se kishin plan dhe po përgatiteshin për eliminimin e Edi Ramës, të enjten, më 27 janar.
Plani i tyre u zbulua nga përgjimet e Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH) ndërsa policia shqiptare ka konfirmuar arrestimin e tre personave.
Si rezultat i një hetimi të kryer në bashkëpunim nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, me qëllim parandalimin e një akti kriminal, u arrestuan Luan Zenel Rami (37), Fatos Hamit Rami, (29) dhe Afrim Kica (33), të tre nga Burreli, banues në Tiranë.
Sipas të burimeve të portalit Peqini.com nga policia e shtetit, motivi për atentat ndaj Edi Ramës ka qenë djegja e automjetit të Hamit Ramit nga demonstruesit gjatë protestës së 21 janarit. I irrituar nga ky fakt, Rami ka dashur të hakmerret dhe ka planifikuar të kryejë një hakmarrje gjatë ditës së protestës së dytë.
Ndalimi i tre personave u bë pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje, parashikuar nga neni 80, i Kodit Penal.
Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Të tre personat të dielën do të dalin në gjykatë, ku pritet t’u konfirmohet akuza.