Home Aktualitet Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Kosovës

Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Kosovës

365
0

Atifete Jahjaga zgjidhet presidentja e Kosovës me 80 vota pro kundër kundërkandidates Suzanë Novobërdaliun e cila tërhoqi 10 vota ndërsa 10 vota të tjera u shpallën të pavlefshme.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë shprehur mbështetjen e tyre për zonjën Jahjaga. Në fjalën e saj, presidentja e saposhpallur u betua para deputetëve ndërsa shprehimisht deklaroi:

“Betohem se tërë fuqinë time do tia kushtoj interesave të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive njerëzore, respektimit dhe mbrojtjes e kushteve të ruajtjes së paqes dhe me ndërgjegje do të kryeja detyrat e mia”.

Jahjaga ishte kandidatja e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve të këtyre tri partive politike nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, u ftua pas një marrëveshje qe dje arritën Hahim Thaçi, Behxhet Pacolli, e Isa Mustafa. Presidentja e sapo zgjedhur u kandidua në bazë të kësaj marrëveshje.