Home Njoftime Australia do te strehoje me shume azilkërkues

Australia do te strehoje me shume azilkërkues

729
15

Australia deklaron se do të rrisë numrin per strehimin e emigrantëve në 20 mijë njësi në vit, nga 13.750 që është aktualisht, pas një rekomandimi të bërë nga një panel ekspertësh.

Kryeministrja Julia Gillard deklaroi se rritja në fjalë, deri në 40 për qind, është më e madhja në tre dekadat e fundit.

Lëvizja ishte gjithashtu një nga 22 propozimet e avancuara nga një panel i pavarur ekspertësh mbi mundësitë e strehimit, të bëra më herët gjatë muajit.

Që atëherë, ligjvënësit kanë aprovuar rihapjen e kampeve të strehimit jashtë vendit për azilkërkuesit.

Përfundimi i panelit u miratua nga zonja Gillard, pavarësisht ngërçit në radhët e qeverisë për këtë çështje dhe numrit në rritje të azilkërkuesve që mbërrijnë në Australi përmes varkave.

Paneli, i drejtuar nga ish-ministri i Mbrojtjes Angus Houston, ka deklaruar se rekomandimet synojnë të inkurajojnë njerëzit që të kërkojnë azil përmes kanaleve zyrtare.

Nga ana e saj, zonja Gillard deklaroi se vendimi i qeverisë për të rritur ndihmën humanitare për refugjatët synon tu japë një mesazh të qartë atyre.

“Mesazhi numër 1, nëse vini me varkë rrezikoni të transferoheni. Por mesazhi numër dy është se, nëse rrini aty ku jeni, atëherë do të ketë më shumë mundësi për t’u vendosur në Australi”, deklaroi Gillard.

15 COMMENTS

  1. I’m Fratel Keci from Albania.I work and I live in Greece.I’m 45 years old,I’m maried and I have 2 children.I’m welder.I have Greese degrees for welder.I have 6 years exprience welder a Greese company metal building (AKMON)
    Please help me for work.
    Please send replies

  2. po patet mundesi qe te me ndihmoni se si te shkoj ne australi te punoj e te jetoj … cfare te dhena duhen… respekte fredi

  3. a me ndihmoni se si te shkoj ne australi te punoj e te jetoj… cfare te dhenash duhen per te shkuar ne australi …ju lutem me ndihmoni

  4. a me ndihmoni se si te shkoj ne australi me punu me jetu me familjen ju lutem me tregoni¿

  5. Cfar te dhenash duhet per te plotesuar formularin a mund te me ndihmoni ju lutem brenda mundesive??Sepse jam e interesuar per te shkuar ne Australi per nje jet me te mire dua ndihmen tuaj per nje pasqyrim jete!!

Comments are closed.