Barcelona dëshiron qe t’i ofrojë lojtarit argjentinas Lionel Mesit një kontratë që do ta mbante atë përjetësisht me Blaugranët.
Lajmi vjen nga faqet e “El Mundo Deportivo” dhe është sensacional. Lionel Mesi dhe Barça janë një kombinim fitues, në çdo nivel, cka e tregojnë më së miri edhe rezultatet.
Vetëm 25 vjec, argjentinasi ka fituar tre “Topa të Artë”, ndërsa klubi me të ka fituar një numër trofesh “të tepërt”. Pra, përfundimi është i qartë: nuk mund të ndalet marrëdhënia e tyre plot suksese. Kontrata aktuale e “pleshtit” skadon në vitin 2016, kështu që nuk ka asnjë nxitim. Sulmuesi nga Argjentina asnjëherë nuk ka treguar ndonjë qëllim për ta lënë “Kamp Nou” dhe as për të kërkuar një rivlerësim financiar të kontratës së tij. Por, drejtuesit e klubit duan ta bëjnë Mesin edhe më emblematik për Barcelonën, edhe më flamur të saj. Lionel Mesi e ka pranuar herë pas here se me atë gjest që klubi bëri, kur ishte i sëmurë, ai i detyrohet gjithçka Barcelonës. Falë Barcelonës, ai është nga një djalë shumë i vogël dhe i brishtë, në gjigandin, që ka kapur çatinë e botës në futboll.