Home Aktualitet Basha nis takimet me qytetarët e Tiranës

Basha nis takimet me qytetarët e Tiranës

315
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka pritur sot në zyrën e tij dhjetra qytetarë, ku është njohur nga afër me kërkesat e tyre.

E premtja në Bashkinë e Tiranës do të kthehet në një ditë ku qytetarët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të ndajnë me kryetarin dhe nënkryetarët çështjet që ata i shqetësojnë.

Disa nga prpbelmet qe qytetaret kane paraqitur sot para kryebashkiakut kane qene çeshtje si, punësimi,  prona dhe  strehimi, infrastruktura, etj.

Vetë, Lulzim Basha është shprehur se takimet me qytetarët nuk do të jenë vetëm për tu përshëndetur me ta, ashtu siç ndodhi të mërkurën e javës së shkuar, ku Basha pati takimin e parë në zyrën e tij me qytetarë, por për të dëgjuar problemet e tyre dhe për t’u marrë me to.

Panorama ONLINE