Gjatë një feste të organizuar me fëmijët e zonave të përmbytura për festat e fundvitit kryeministri Berisha ka premtuar se qeveria do të bëjë gjithçka që dëmet e shkaktuara nga përmbytja të rikuperohen sa më shpejt. Berisha ka vizituar edhe Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë ku u uroi të moshuarve një vit të mbarë dhe u premtoi vëmendjen e qeverisë.