Kryeministri Sali Berisha ka këmbëngulur sërish për masivizimin e gjuhës kineze në vendin tonë. Gjatë fjalë së tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin, ai ka thënë se aktualisht Kina është një ndër superfuqitë e botës, prandaj mësimi i gjuhës kineze do të lehtësonte marrëdhëniet mes dy vendeve.
”Përballë rritjes së menjëhershme të ekonomisë dhe shkencës kineze, është e kuptueshme që e gjithë bota është gjendur e papërgatitur për të përballuar këtë shpërthim. Megjithatë, literatura dhe informacioni që botohet në ditët e sotme në këtë gjuhë është i pallogaritshëm. Prandaj, në kuadrin e rritjes së rëndësisë së gjuhëve të dyta, përkrah anglishtes, në të gjithë vendin, duhet të merren masa për përfshirjen sa më të efektshme dhe të shpejtë të kinezçes në mësimdhënie”,- ka thënë kryeministri.