Ndërsa zgjedhjet lokale priten të zhvillohen më 8 Maj, sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka garantuar qytetarët shqiptarë se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet maksimale për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Berisha garantoi se shqiptarët se do të votojnë të lirë si qytetarë europianë.Kreu i qeverisë tha se zgjedhjet lokale dhe sezoni turistik do të jenë dy prioritet e qeverisë shqiptare për vitin 2011.