Betimi i Xhandarmërisë serbe, njësisë speciale të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në pjesën më të madhe i kushtohet Kosovës. Në tekstin e hartuar nga Bratisllav Dikiç, njeriu i parë i Xhandarmërisë thuhet mes të tjerash: “nuk ekziston as populli serb dhe Serbia”. Ndërkohë Xhandarmëria ka deklaruar se njësia e MPB-së sivjet kremton Vidovdanin si kremte të saj, dhe kjo është arsyeja që Kosova gjendet në fokus të betimit.
“Bëhet fjalë thjesht për metaforë. Kemi dashur që në frymën e Vidovdanit të kthehemi në histori dhe t’i kujtojmë trimat e vjetër të Kosovës dhe në përgjithësi atë ditë si ditën e trimave kosovarë dhe në bazë të kësaj kemi thënë se do të fitojmë apo vdesim”, është shprehur zëdhënësja e Xhandarmërisë, Stanica Puzoviç.
Sipas mediave kosovare, ajo ka sqaruar më tej se betimi dhe simbolika e ndërlidhjes së Kosovës nuk kanë kurrfarë lidhje me ndërrimin e pushtetit në Serbi.
Betimi i Xhandarmërisë:
Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb
Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime
Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë
Popull serb, vëllezër e motra
Betohem para Zotit
Do të fitoj me nder apo do të vdes
Për nderim tim
Për origjinën time
Për familjen time
Për Serbinë time…