Home Aktualitet Bien tarifat e bisedave te celulareve

Bien tarifat e bisedave te celulareve

744
0

Qe nga data 1 mars tarifat e telefonisë celulare priten të pësojnë një tjetër ulje. Burime nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), thonë se ulja e tarifave me shumicë do t’ju krijojë operatorëve mundësinë për të konkurruar me tarifa më të ulëta për thirrjet midis rrjeteve të ndryshme.

Për operatorët më të mëdhenj shqiptar, AMC dhe Vodafone, tarifa, nga 10.5 lekë/minuta, do të kalojë, nga data 1 mars, në 8.85 lekë/minuta. Për kompaninë Eagle Mobile, nga 12.92 lekë/minuta, që është aktualisht, do të bëhet 10.89 lekë/minuta, ndërsa për kompaninë e katërt Plus, nga 19.9 lekë/ minuta, do të bëhet 15.93 lekë/ minuta.

Mësohet gjithashtu se do të ketë ulje edhe për sherbimin e SMS-ve. Për AMC dhe Vodafone, tarifa e terminimit barazohet me tarifën mesatare në vendet e BE-së në vitin 2009, të publikuar në Raportin e 15-të KE, prej 6.7 cent, duke përdorur kursin mesatar të këmbimit prej 132.06 lekë/euro për vitin 2009.Prej disa vitesh shqiptarët paguajnë shumë herë më shtrenjtë se fqinjët komunikimin me telefonat celularë.