Big Brother 6, tarifa të larta publiciteti

big_brother_albaniaNdonëse në një periudhë ku biznesi rezulton të ketë ulur ndjeshëm shpenzimet për reklama, Big Brother 6, spektakli me audiencë të lartë televizive, që fillon të shtunën, i ka rritur tarifat e publicitetit në krahasim me sezonin e kaluar. Sipas tarifave zyrtare, të Top Channel, Tarifat per këtë program janë: Para 110,000 leke/30 sek dhe në mes: 225,000 leke/30 sek.

Tarifat për transmetimin në mes të programit kanë shënuar një rritje prej rreth 10%, në raport me çmimin prej 204 mijë lekë në mes të transmetimit që ishte në Big Brother 5. Edhe tarifa përpara transmetimit është rritur nga 105 mijë lekë në 110 mijë lekë.

Pas audiencës së lartë të tre spektakleve të para, interesi u zbeh disi në tre spektaklet e tjera, çka duket se e detyroi stafin realizues që të kërkonte variante të reja për të joshur audiencën. Pikërisht, ndryshimi i formatit të spektaklit të këtij viti, po shoqërohet dhe me një shtrenjtim të tarifave të reklamave.

Sipas prononcimeve në media të autorit të programit, Rezart Aga,”Sivjet do te kemi nje “Big Brother” qe nuk është pare kurrë me pare. Është nje formule krejt e re qe vjen per here te pare ne historine e ketij reality. Ky do te jete “Big Brother” i sekreteve. Ata qe do te futen ne shtepi do te kene me vete secili nga nje sekret shume te rendesishem qe lidhet me jeten e tyre dhe qe nuk e kane thene kurre me pare. Gjate qendrimit ne shtepi, detyrat kryesore per çdo banor do te jene dy, te ruajne sa me gjate sekretin e tyre, dhe te zbulojne sa me shpejt sekretin e tjetrit. Keto detyra do te merren seriozisht nga konkurrentet dhe do te jene ne vemendjen e tyre gjate gjithe kohes. Ne çdo moment ata duhet te jene te kujdesshem ne te folur apo ne veprime per te mos zbuluar se çfare fshehin, dhe njeheresh duhet te jene vigjilente e te studiojne te tjeret ne çdo moment qe te zbulojne sekretin e tyre. Keto detyra jane te rendesishme, sepse prej tyre varet qendrimi ne shtepi, dhe buxheti personal qe do te mund te fitoje secili.”

Comments are closed.