Home Aktualitet Biletat për ndeshjen Bayern – Chelsea deri në 3500 euro

Biletat për ndeshjen Bayern – Chelsea deri në 3500 euro

317
0

Presidenti i Bayernit te Mynihut, Uli Hoeness, ka kritikuar ashpër UEFA-n për çmimet e larta të biletave për ndeshjen e finales se Ligës së Kampioneve që ekipi i tij do të luajë të ne date 19 maj ndaj Chelsit në Stadiumin Allianz Arena të Mynihut.

 “Më vjen shumë keq. Më duket sikur tifozët janë të shfrytzuar nga UEFA ”, deklaroi Hoeness për ‘Bild’.

Biletat normale kushtojnë 70-350 euro, ndërsa ato në tribunën VIP shkojnë deri në 3500 euro.

Bayern Munchen dhe Chelsea kanë marrë secili nga 17500 bileta për tifozët e tyre, ndërsa 62500 biletat e mbetura ishin për sponsorët dhe tifozët neutralë.

Bayern Munchen ka pasur rreth 1 milionë kërkesa për bileta për ndeshjen e madhe që do të kurorëzojë kampionin e Europës.