SHKUP- Një këngë me përmbajtje tmerruese dhe çnjerëzore kundër shqiptarëve po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe vazhdon të dëgjohet në Maqedoni. Prania e saj është edhe në faqen sociale youtube, shume e klikuar, ndërsa shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit “Teteks” të Tetovës.
Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shndërruar në lajm sensacional se si po dëgjohet ajo. Peqini.com ka siguruar këngën nga rrjeti sociale youtube, ndërsa janë përkthyer edhe strofat e saj tmerruese kundër shqiptarëve, ku bëhet thirrje për shfarosjen e tyre:
Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe
Po na nxijnë Maqedoninë
As në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka
Dënoj Zot
Rrufeja ti vras
Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet
MPB deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për shlyerjen e plotë dhe ndëshkimin e autorit dhe këngëtares që këngën raciste. Burime maqedonase bëjnë të ditur se nga kënga e kënduar mund të zbulohet edhe këngëtarja që ka kënduar këngën, por edhe autori i saj. MPB kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste.
Janë edhe disa këngë të tjera, por edhe refrenët e këngëve të kënduara nëpër tribunat e stadiumeve nga ana e tifozëve maqedonas, së fundi gjatë kampionatit evropian të hendbollit në Serbi.
Kenga origjinale nga youtube:
Bisha dy kokeshe do ua haje koken
Comments are closed.