Nuk ishte diagnoza që e priste Ron Sveden. Ishte përgatitur për kancer, por në vend të kësaj mjekët i kishin thënë se në të rritej bizelja.
Ky shtetas amerikan nga qyteti Brewster, ishte i sëmurë për muaj, dhe kur gjendja iu keqësua, gruaja e tij thirri ndihmën e shpejtë.
Pas incizimeve të kryera, mjekët konstatuan probleme me mushkëri. Dhe një mjek konstatoi se në mushkëri rritej bizelja, transmetojnë mediet amerikane.
Por, pacienti nuk ka humbur ndjenjën e humorit. “Një nga ushqimet e para që më ofruan pas operimit ishte bizelja. Qesha dhe e hëngra”.
Ron Sveden pas operimit, me të cilin iu hoq bima, po vazhdon shërimin në shtëpi.