Home Web/Hi-Tech Blerësit e iPhone 4, të kënaqur me produktin

Blerësit e iPhone 4, të kënaqur me produktin

361
0

Përafërsisht, rreth 72 për qind e përdoruesve të iPhone 4 janë “shumë të kënaqur” me pajisjen e Apple.

Sipas studimit të cilin e ka publikuar ChangeWave,  thuhet se 72 për qind e atyre që posedojnë një iPhone 4 janë shumë të kënaqur me telefonin e tyre mobil.

Në këtë studim, rezultatet janë nxjerr pas anketimit të më shumë se 213 përdoruesve të iPhone 4, ndërsa në të gjithashtu thuhet se rreth 21 për qind e tyre janë “deri diku të kënaqur” me këtë telefon.

Për më shumë, një e treta e të anketuarve ka deklaruar se iPhone 4 nuk i ka përmbushur të gjitha pritjet e tyre, ndërsa rreth 50 për qind e poseduesve të telefonit më të ri të Apple, kanë thënë se pajisja ua ka plotësuar të gjitha pritjet që ata i kanë pasur, para blerjes së telefonit.

Prapë se prapë, në përgjithësi këto janë shifra më të ulëta krahasuar me modelin paraprak, iPhone 3GS, me të cilin përdoruesit janë ndarë edhe më të kënaqur.

Për iPhone 3GS, 82 për qind e anketuesve janë ndarë shumë të kënaqur, ndërsa vetëm 17 për qind e tyre patën deklaruar se janë deri në një masë të kënaqur me pajisjen e tyre.