Home Aktualitet Borë në pranverë: Thethi “vishet” me të bardha

Borë në pranverë: Thethi “vishet” me të bardha

2893
0

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta kanë përfshirë vendin këto ditët e fundit.

Ndërkohë që Tirana është dyndur sot nga shiu, në veri moti është shoqëruar me reshje bore.

Siç mund të shikoni dhe në videon e publikuar nga “Ora News”, pika turistike e Thethit në Shkodër është mbuluar nga bora por pa probleme për qarkullimin e mjeteve.

Pas ditës së fundit të prillit, metereologët parashikojnë se reshjet e shiut do të jenë të pranishme thuajse përgjatë gjithë muajit të dytë të Pranverës.

Sipas tyre, të paktën 2 javët e para të këtij muaji të kemi çdo ditë shi.

Sa i takon temperaturave, maji do të jetë i freskët, por nuk do të përjashtohen ditët e nxehta, ku termometri mund të kapërcejë 30 gradë Celcius.