Komunitetet fetare i bëjnë thirrje organeve qeveritare te shmangin çdo abuzim qe ka lidhje me regjistrimin e popullsisë ne piken e përkatësisë fetare.
Myslimanet te cilët kane dale kundër regjistrimit fetar ne Shqipëri, një dite para nisjes se censusit ndihen skeptike. Numri dy i komunitetit mysliman nuk fsheh friken se regjistrimi fetar rrezikon te prishe jo vetëm harmoninë fetare ne popull, por edhe brenda familjes, veçanërisht kur duhet te shënohet besimi i fëmijëve. Myslimanet qe përbëjnë edhe komunitetin fetar me te madh ne vend nuk përjashtojnë as rrezikun e fushatave fetare, qe mund te nisin me fillimin e censusit. Kjo sipas tyre do te sjelle deformim te procesit. Ndërsa krerët e komunitetit ortodoks dhe bektashian, kontaktuar nga “Vizion Plus”, janë shprehur përkrah qeverise ne lidhje me censusin. Me i ftohte është komuniteti katolik. Kreu i katolikeve ne Shqipëri nuk i trembet censusit, pasi vete kisha sipas tij, kryen regjistrime te besimtareve. Ne Shqipëri ka 5 fe te legalizuara, myslimane, ortodokse, bektashiane, katolike dhe se fundmi ajo hebreje. Regjistrimi fetar ne census është lëne sipas dëshirës ndërsa ka dokumente qe përcaktojnë përkatësinë fetare apo ateizmin e çdo shqiptari.