Chelsea fiton per here te pare ne historine e tij finalen së madhe të Ligës së Kampionëve. Pas ekzekutimit të panellative, pasi edhe pas pjeseve shtese rezultati mbeti i baraarte 1-1.
Gjate pjesës se parë, kishim mundësinë të shihnim një një Bayern të jashtëzakonshëm duke arritur të dominojë në fushen e lojës.
Megjithë rastet e shumta, rasti i parë serioz ishte ai i Arjen Robben, i cili depërtoi në zonën e ndaluar por ishte Petr Cech ai i cili ka penguar shënimin e golit.
Goli i parë erdhi në pjesën e dytë nga Ribery, por u anullua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 83-të shënoi për Bayern Thomas Mueller, 1-0.
Nuk ka zgjatur shumë dhe rezultati u barazuar përmes Didier Drogbas, 1-1.
Me këtë rezultat përfundoi 90-minutëshi por edhe pas dy vazhdimeve rezultati ngeli i pandryshuar kështuqë u gjuajtën penalltitë, ku më të suksesshëm u treguan futbollistët e Chelsit
Shiko fotot e finales