Chelsea fitoi titullin e Premier League në një mënyrë madhështore duke shkatërruar Wigan Athletic me rezultatin tronditës 8-0 në “Stamford Bridge”. Formacioni i Carlo Ancelotti kishte nevojë për një fitore për t’i dhënë fund mbretërimit të Manchester United në tre sezonet e fundit.
Për kampionët e rinj të Anglisë serinë e golave e hapi Anelka (6’) për të vazhduar më pas me Lampard (32’, penallti).
Me pjesën e parë të mbyllur 2-0, furia e bluve të miliarderit rus Roman Abramovich vazhdoi me Kalou (54’), sërish me Anelka (56’), për të mbërritur te tripleta e Didier Drogba (63’, 68’ me penallti dhe 80’). Rezultatin 8-0 e vulosi Eshli Kole (90’).
Wigan Athletic e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Caldëell.
Didier Drogba fitoi edhe “Golden foot” (Këpucën e artë), pasi sulmuesi i Chelsea u ngjit në kuotën e 29 golave.
Manchester United fitoi 4-0 me Stoke City duke e përfunduar sezonin në vendin e dytë. Edhe Arsenal i vendit të tretë fitoi 4-0 me Fulhamin.
Sunderland i Lorik Canës humbi 2-1 në transfertë me Wolves.
Java 38
* Arsenal 4-0 Fulham
* Aston Villa 0-1 Blackburn
* Bolton 2-1 Birmingham
* Burnley 4-2 Tottenham
* Chelsea 8-0 Wigan
* Everton 1-0 Portsmouth
* Hull 0-0 Liverpool
* Man Utd 4-0 Stoke
* West Ham 1-1 Man City
* Wolves 2-1 Sunderland
Ekipi Nd +- Pike
1 Chelsea 38 71 86
2 Man Utd 38 58 85
3 Arsenal 38 42 75
4 Tottenham 38 26 70
5 Man City 38 28 67
6 Aston Villa 38 13 64
7 Liverpool 38 26 63
8 Everton 38 11 61
9 Birmingham 38 -9 50
10 Blackburn 38 -14 50
11 Stoke 38 -14 47
12 Fulham 38 -7 46
13 Sunderland 38 -8 44
14 Bolton 38 -25 39
15 Wolves 38 -24 38
16 Wigan 38 -42 36
17 West Ham 38 -19 35
18 Burnley 38 -40 30
19 Hull 38 -41 30
20 Portsmouth 38 -32 19
Ec ty chelsea…