Home Aktualitet Cmimet e apartamenteve ne Tirane sipas zonave 2012 (VIDEO)

Cmimet e apartamenteve ne Tirane sipas zonave 2012 (VIDEO)

429
0

Cmimet e apartamenteve ne Tirane sipas zonave. Me te lirat jane zona e Yzberishtit apo e unazes se re, ndersa zonat me te shtrenja jane ato brenda vijes se verdhe te kryeqytetit

Blerja e një apartamenti banimi ne ditët e sotme është investimi me i rëndësishëm i jetës, aq me tepër kur çmimet qe ofron tregu nuk janë te përballueshme për shumicën e qytetareve. Ne varësi te zonës e te sipërfaqes, sot nuk mund te blesh me pak se 12 mije euro një ambient gasonjere, apo 25 mije euro një apartament 1 +1. Këto janë çmimet e ndryshme, qe gjenden vetëm ne zonën e Yzberishtit apo Unazës se Re, zonat me te lira ne kryeqytet. Ndërsa ato me te shtrenjtat janë ne Tiranen e re, pranë Televizionit Publik Shqiptar ku kulmi i çmimit arrin ne 2000 euro metri katror.

Por vitet e fundit edhe trojet ne periferi te Tiranes kane njohur rritje çmimi. Sipas agjencive Imobiliare, zona Tirane-Durrës është edhe me e kërkuar. Por edhe periferia si Mullet, Lunder, apo zona pranë Dajtit është ne vëmendjen e qytetareve. Kush ka mundësinë financiare, behet pronar edhe i një vile çmimi i te cilës shkon nga 900 deri ne 1200 euro për metër katrore ne Lundër. Megjithatë plan i ri rregullues qe pritet te miratohet pritet te sjelle korrektim te çmimeve ne zonat e kryeqytetit.