Home Lajme Sport Daniel Godelli, nje tjeter shqiptar qe zhgenjen ne lojrat olimpike

Daniel Godelli, nje tjeter shqiptar qe zhgenjen ne lojrat olimpike

420
0

Peshëngritësit Daniel Godelli është skualifikuar në stilin e shkëputjes duke mos u kualifikuar në këtë mënyrë në dygarësh.

Gjithe vemendja e Peqinit por edhe e te gjithe shqiptareve ishte perqendruar sot tek ky sportist qe me sa duket nuk ka qene ne formen e tij me te mire.

Peshëngritësi peqinas garonte për peshën 69 kilogram, por nuk ka arritur ta ngrejë shtangën në asnjë nga provat.

Ndryshe nga Godelli, Calja arriti të futet në klasifikimin e përgjithshëm për peshën 69 kg duke u renditur në vendin e 9-të. Briken Calja arriti të ngrejë 143 kg në provën e parë në stilin e shkëputjes dhe dështoi në 2 provat e tjera. Në stilin e shtytjes 22 vjecari ngriti 177 kg dhe në dygarësh 320 kg.

Duhet theksuar se drejtori i ekipit tone olimpik ka shprehur pakenaqesine e tij ndaj trajnerve te peshengritesve shqiptar qe pas gares zhgenjyese te Romela Begaj, duke theksuar se ato nuk ishin ne nivelin e duhur profesional, dhe se faji nuk eshte vetem i sportisteve per paraqitjen e tyre te dobet.