Home Lajme Sport Dash Sula qellon me arme ne stadium?

Dash Sula qellon me arme ne stadium?

391
0

Deputeti i Peqinit, Dashnor Sula bëhet sërish protagonist në një ndeshje futbolli, por këtë herë jo vetëm me sharjet e tij.

Burime pranë FSHF konfirmojnë zërat e shumtë se pak para fillimit të ndeshjes Shkumbini–Flamurtari, deputeti i Peqinit, Dashnor Sula ka shtënë në fillim me armë në korridoret e stadiumit të Peqinit për të ushtruar presion ndaj skuadrës kundërshtare dhe gjyqtarëve të ndeshjes dhe më pas në ambjentet e jashtme të stadiumit.

Edhe pse pas këtij momenti gjatë zhvillimit të ndeshjes është vënë re prezenca e forcave të shumta të policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë, drejtuesit e policisë së këtij qyteti kanë mohuar zërat se ka patur të shtëna armësh ndërkohë që kanë pranuar se ka patur tension para dhe gjatë kësaj sfide.

Nëse gjyqtarët dhe delegatët e ndeshjes do ta raportojnë këtë ngjarje të rëndë në relacionet e tyre, rregullorja e FSHF vendos disa sanksione, humbja  e ndeshjen në tavolinë dhe heqja e 3 pikë, ndërkohë që në raste ekstreme klubi organizator ndërshkohet me rënie direkte në një kategori më poshtë.

Sa për kronikë, goli i Diop me 11 metërsh i dha fitoren 1-0 Shkumbinit ndaj Flamurtarit. Në fund të ndeshjes lojtarët e skuadrës vlonjate kanë lënë stadiumin e Peqinit pa dhënë asnjë koment mbi të shtënat e armëve para ndeshjes.

Java e fundit vendos titullin

Java e parafundit e këtij sezoni në Superligë vendosi që Skënderbeu dhe Teuta janë dy pretendentët për titullin kampion, ndërkohë që vendosi përfundimisht rënien e Dinamos një kategori më poshtë.

Korçarët fituan 2-0 ndaj Apolonisë, duke mbajtuar vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, ndërkohë që vazhdojnë të kenë pas krahëve, vetëm 1 pikë më pak Teutën.

Durrsakët e Likës mposhtën 5-3 Pogradecin.
Tirana mundi 1-0 Lacin, një fitore pa vlera kjo për bardheblutë, të cilët tashmë duhet të shpresojnë të fitimi i Kupës së Shqipërisë pasi titulli kampion do të diskutohet mes dy skuadrave të para.

18 herë kampionia e Shqipërisë, Dinamo, sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Humbja 3-0 ndaj Vllaznisë vulosi rënien e tyre për herë të parë në kategorinë inferiore.

Përvec titullit kampion, ndeshja e fundit e sezonit do të vendose se cila skuadër mes Apolonisë dhe Pogradecit do të ndjekë Dinamon në Kategorinë e Parë.

<iframe width=”420″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/OydxmLM8fIc” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>