Home Lajme Sport Debatik Curri: Dashtë Zoti s’pësojmë gol!

Debatik Curri: Dashtë Zoti s’pësojmë gol!

251
0

Dyshja Curri-Cana do ketë dëtyrën më të vështirë për të ndalur sulmuesit rumunë

Detyrën më të vështirë në një ndeshje futbolli, ku kundërshtari është më i fortë në letër dhe synon patjetër fitoren, e ka reparti i pasmë. Një rreshtim i gabuar apo një pasiguri në zonën e rreptësisë mund të ndryshojë rrjedhën e lojës. Gati tre vjet më parë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2008-ën, Shqipëria u shkatërrua 6-1 në transfertë nga Rumania.

Në atë takim kuqezinjtë u shfaqën të çorganizuar në mbrojtje, aq sa dy pjesëtarë të këtij reparti, Debatik Curri dhe Nevil Dede, u ndëshkuan më karton të kuq. “Ajo humbje në Rumani mund t’i ndodhë çdo komëbatareje. Kemi pësuar 6 gola, por tani historia është mbyllur. Tani fillon një erë e re dhe besoj se do ta nisim me rezultate të mira. Unë kam luajtur vetëm 60 minuta, pasi jam larguar nga fusha me karton të kuq. Besoj që të gjithë futbollistët do të japin maksimumin që ajo ndeshje të mos përsëritet më.

Përpara kemi pasur probleme, sepse siç tha edhe Salihi, ka shumë lojtarë që luajnë në pozicione të tjera. Por ne e kemi pranuar këtë gjë në të mirë të përfaqësueses dhe me sugjerimin e trajnerit për të dhënë maksimumin. Besoj që duhet të vazhdojmë me lojëra të mira. Sa i përket ndeshjes së radhës, dashtë Zoti nuk pësojmë ndonjë gol, që të arrijmë rezultat pozitiv,” – ka përfunduar Curri.



http://www.sportishqiptar.com.al/debatik-curri-dashte-zoti-spesojme-gol/