Home Aktualitet Deklarata e Deputetit belg: Të paguajmë një shqiptar për ta vrarë këtë...

Deklarata e Deputetit belg: Të paguajmë një shqiptar për ta vrarë këtë bishë

297
0

Deklarata e një deputeti belg në rrjetin social Twitter, për vrasjen e një të dënuareje, nga një shqiptar me pagesë, ka shkaktuar reagimin e shqiptarëve dhe më pas tërheqjen e deklaratës nga deputeti.

Michelle Martin u lirua pas 6 vitesh burg pasi u shpall bashkëfajtore për krimet e ish-bashkëshortit Marc Dutroux, për vrasjen e tetë fëmijëve. Ajo do të kalojë edhe 14 vite në një manastir ku do të vëzhgohet 24 orë, gjë e cila do të kushtojë më shumë se 95 mijë paund në muaj.

Pas daljes së saj nga burgu deputeti Jurgen Verstrepen, I revoltuar nga lirimi i saj, shkroi në twitter: “Do mbledhim para për të paguar një shqiptar për ta vrarë këtë bishë. Po do e bëmë një gjë të tillë, por jo me shqiptarët për shkak se ata e kanë pazarin e shenjtë, do paguajmë një të droguar që do e bënte për një çikëz drogë”.

Pas deklaratës, një person me pseudonimin “AlbanianGirl11” i ishte kundërpërgjigjur atij, duke i thënë se, “nëse doni mund ta bëni vetë këtë gjë. Herës tjetër mendohu mirë kur të flasësh për shqiptarët”.

Më pas ai duket se është tërhequr, për të thënë se “Ok, pa problem. Më vjen keq se ndoshta ju stigmatizova por nuk ishte ky qëllimi”.

Ka qenë pikërsht kjo gjë që ka sjellë reagimin e deputetit konservator, i cili është qortuar nga kolegët e vet.