Home Aktualitet Deklarata e konsullit grek, MPJ thërret për sqarime ambasadorin Pazios

Deklarata e konsullit grek, MPJ thërret për sqarime ambasadorin Pazios

325
0

TIRANË- Ministria e Jashtme thërret ambasadorin grek në vendin tonë për sqarime, lidhur me deklaratat e konsullit grek në Korçë.

Kërkesa për sqarime vjen pak ditë pas deklaratës së bërë në Korçë nga konsulli grek Theodhoros Ikonomu, për praninë e shumë grekëve në këtë qytet dhe bashkimin në emër të Vorio-Epirit.

Ministria i ka cilësuar të papranueshme deklaratat dhe për këtë ka kërkuar sqarim nga ambasadori grek Nikos Pazios. Sipas MPJ-së deklaratat e konsullit grek në Korçë nuk pasqyrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.