Home Aktualitet Demet nga rreshjet ne Shqiperi tetor 2010 (Video)

Demet nga rreshjet ne Shqiperi tetor 2010 (Video)

406
0

Shtabi Emergjencave Civile evidentoi sot dëmet e shkatuara një ditë më parë nga rreshjet e shumta, shkarkimet e Hidrocentralit të Vaut të Dejës si dhe vërshimi i lumejve. Sipas drejtuesve vendor, dëmet më të shumta janë shkatuar në infrastrukturën rrugorë të Pukës, Malësisë së Madhe dhe zonës së Dukagjinit ku, në disa raste, është ndërprerë edhe qarkullimi i automjeteve.

Shtabi Emergjencave Civile evidentoi sot dëmet e shkatuara një ditë më parë nga rreshjet e shumta, shkarkimet e Hidrocentralit të Vaut të Dejës, si dhe vërshimi i lumejve. Sipas drejtuesve vendorë, dëmet më të shumta janë shkatuar në infrastrukturën rrugorë të Pukës, Malësisë së Madhe dhe zonës së Dukagjinit ku, në disa raste, është ndërprerë edhe qarkullimi i automjeteve. Gjithashtu, dëme të konsiderueshme janë rregjistruar edhe në banesa dhe kultura bujqësore.

Si pasojë e këtyre rreshjeve, në rreth 100 banesa të ketij fshati në Komunën e Rrethinave, uji ka hyrë brenda, pasi ka arrdhë me furi dhe në 200 banesa të tjera uji  ka hyrë në oborre. Jane dëmtuar dy ura , që jane shume problematike pasi izolojnë plotësisht fshatin Vig nga të gjitha drejtimet. Në përgjithësi, në të gjithë zonën e Postribës, janë dëmtu të mbjellat e vjeshtës, si misri, grosha dhe janë dëmtu shume tagji të  bagëtive.

Ndërkohë, problematike vazhdon të jetë situata në rrugën automobilistike që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, kjo për shkak të shkatërrimit një ditë më parë të Urës së Vrakës, 7 kilometër larg qytetit të Shkodrës. Gjatë paradites së sotme, forcat e ushtrisë kanë nisur punën për ndërtimin e një ure metalike, e cila do të mundësojë riifillimin e lëvizjes së automjeteve të tonazhit të rëndë

Duke patur parasysh intensitetin  e rreshjeve të 24 orëve të kaluara, Ura e Vrakës që lidh Malësinë e Madhe me qytetin e Shkodrës është shembur plotësisht. Po punohet me intensitet për të vendosur një urë metalike, me qëllim për të kaluar jo vetëm veturat, por edhe kamionët e tonazhit të lartë me qëllim që të mos pengohet kalimi i të gjithë mjeteve që presin të kalojnë kufiri. Prej disa ditësh, një numër i madh kamionësh të tonazhit të rëndë, ngarkuar kryesisht me perime për eksport, janë bllokuar në njërën anë të rrugës së dëmtuar, duke shkaktuar edhe reagimin e kamionistëve të huaj.

Ndërkohë, kamionët e tonazhit të rëndë, që vazhdojnë të shtohen, duhet të presin edhe të paktën 24 ore të tjera, deri në përfundim të punës për ndërtimin e urës provizore, e cila do të zhbllokojë lëvizjen në aksin e rrugës Shkodër-Podgoricë.