TIRANË- Partia Socialiste ka nisur lajmërimin derë më derë, për të ftuar qytetarët të jenë pjesë e demonstratës së 21 janarit.
Lajmërimet janë bërë në të gjitha njësitë bashkiake të kryeqytetit, që njoftojnë për nisjen e demonstratës me sloganin “Sali dorëzo bllokun”, në orën 14.00 në Tiranë e shtrihet ne te gjitha rruget.
Përmes lajmërimeve, PS-së i bën thirrje qytetarëve të jenë pjesë e demonstratës pa ngjyrime politike, por si mospajtim me qeverinë e korrupsionit, që tashmë është një qeveri në ikje.
Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, kreu i PS-së, Edi Rama ka preferuar të takojë vetë njerëz e t’i ftojë në demonstratë. Ai është ndalur në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet , ku gjatë takimit me banorë të zonës ka sqaruar se demonstrata nuk do të jetë për pushtet, por për shtet.