Home Lajme Sport Dëmtimi i Mesit alarmon Barcelonën (Video)

Dëmtimi i Mesit alarmon Barcelonën (Video)

434
0

Dëmtimi i Leo Mesit ka shtangur e heshtur “Kamp Nou”, i ka ngrirë të gjithë edhe para ekraneve televizive, që po përcillnin ndeshjen e Ligës së Kampioneve, Barcelona-Benfika, e mbyllur pa gola, 0-0.

Për një moment është menduar më e keqja, ndonjë dëmtim i rëndë, që mund ta ndalte yllin argjentinas në thyerjen e rekordit të Gerd Mylerit, por pas rezonancës magnetike që i është bërë menjëherë Leo Mesit, konfirmohet se ka vetëm një tronditje në gju. E cila kalon shpejt dhe tri herë radhazi fituesi i “Topit të Artë” mund të luajë edhe kundër Betisit, ditën e diel. Ishte minuta e 83-të e ndeshjes ndaj Benfikës, kur Mesi, i cili u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë, duke zënë vendin e Rafinjës, shihet si bie në tokë me shenja të dukshme të dhimbjes. Shpejt i erdhi në ndihmë stafi mjekësor i katalanasve, për ta nxjerrë nga fusha e lojës me karrocën përkatëse lojtarin. Alarmi shpërtheu menjëherë kur u konstatua pamundësia e argjentinasit për ta vijuar lojën. Kishte heshtje në “Kamp Nou”, ndërsa Mesi është dërguar në dhomat e zhveshjes jo nga tuneli, por nga një hyrje në një nga qoshet e fushës. Informacioni i parë mbi situatën e dëmtimit të tij është dhënë nga kapiteni Pyjol, që tha pas ndeshjes: “Nuk e dimë se çfarë është, vetëm se ai ka rënë mbi portierin dhe ka diçka në gju.”
Zubizarreta kishte shpjeguar pastaj për gazetarët se dëmtimi i Leos duket një gjë e vogël, por më mirë do ta tregonte rezonanca. Pak para orës 11:00, nga departamenti i komunikimit të klubit katalanas njoftohet se “Leo Messi ka një gungë në pjesën e jashtme të gjurit të tij të majtë.”
Por lajmet definitive në lidhje me lëndimin e argjentinasit erdhi në orën 00:23 të mëngjesit. Në atë kohë, klubi i Barcelonës bëri publike komunikatën e mëposhtme: “Situata e Leo Mesit: Testet mjekësore kanë konfirmuar se ky lojtar ka një të vrarë të eshtrave në pjesën e jashtme të gjurit të majtë, ndërsa zhvillimet klinike tregojnë disponibilitetin e tij për ndeshjen e ardhshme.” Kështu, lojtari nuk është përjashtuar të luajë kundër Betisit, të dielën, në ndeshjen e radhës në La Liga.
Falënderon Leo Mesi “Faleminderit për mesazhet tuaja të inkurajimit.” Argjentinasi ka adresuar përmes faqes së tij në facebook, me mbi 39 milionë ndjekës që ka në këtë rrjet social falënderimin e tij: “Ju falënderoj të gjithëve për shqetësimin dhe mesazhet e inkurajimit. Po kaloj shërbimet mjekësore.” Lojtari nuk ka të bërë parashikime për shërimin e tij, por deklarata e klubit e bën të qartë se mund të luajë edhe kundër Betisit, të dielën, edhe pse ka të ngjarë që, si një masë paraprake, të mos hidhet në fushë nga Vilanova.