Home Aktualitet Dështon takimi, s’ka vendim për barrikadat

Dështon takimi, s’ka vendim për barrikadat

241
0

Pika e parë e pajtueshmërisë së arritur mes KFOR-it, Prishtinës e Beogradit – heqja e barrikadave nga rrugët që çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31, nuk u përmbush as të martën.

Seanca e përfaqësuesve të katër komunave veriore, në të cilën është dashur do të vendosej për heqjen e barrikadave është ndërprerë, duke mos u caktuar ndonjë datë tjetër për mbajtjen e saj.

Sipas përfaqësuesve serbë të veriut, “nuk ka pasur kushte formale ligjore” për mbajtjen e seancës, meqë në të nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të Zubin Potokut, anëtarë të partisë së ish kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica.

Njëri nga përfaqësuesit e serbëve të Mitrovicës, Marko Jakshiç, ka kritikuar veprimin e sotëm.

“Mendoj se në takimin e sotëm nuk është respektuar skenari meqë seanca është dashur të dëshmojë një unitet”, ka thënë Marko Jakshiç, duke shpjeguar se pas mosparaqitjes së përfaqësuesve të Zubin Potikut, ata të Zveçanit vendosën të ndërpresin seancën dhe ta braktisën atë.

Jakshiç ka shprehur bindjen e tij se përfaqësuesit e katër komunave duhet të ulen dhe të dalin me një qëndrim të përbashkët mbi atë që ai e quajti plani “Dy T”, duke shpjeguar se ky akronim ka të bëjë me mbiemrat e presidentit serb Boris Tadiç dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyrtarë të Qeverisë serbe, të cilët arritën pajtimin me KFOR-in për një plan që ka të bëjë me gjendjen e krijuar në veri pas 25 korrikut, kritikuan veprimin e sotëm.

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, e ka vlerësuar si “mesazh të keq” ndërprerjen e takimit.

“Ajo që ka ndodhur sot në Leposaviq u dërgon mesazh të keq qytetarëve, para se gjithash, atyre të veriut të Kosovës dhe me ketë edhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo për çka jemi angazhuar , gjatë gjithë këtyre ditëve – për një unitet të domosdoshëm – sot është shkelur”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.(rel)

Kosovë, pritet heqja e barrikadave në veri

Përfaqësuesit serbë të katër komunave veriore me shumicë serbe, pritet të takohen sot në mesditë dhe të vendosin për heqjen ose jo të barrikadave të vendosura pas aksionit të Policisë së Kosovës për të shtrirë kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31.

Siç njoftojnë mediat serbe, takimi pritet të mbahet në komunën e Leposaviçit.

Përfaqësues të serbëve lokalë kanë thënë po ashtu se në takim veç tjerash do të shqyrtohet edhe situata e sigurisë në veri, por edhe detyrimet që dalin nga pajtueshmëria e arritur me KFOR-in.

Panorama ONLINE