Home Shendeti Dhalli, pija freskuese më e dobishme në verë

Dhalli, pija freskuese më e dobishme në verë

448
0

DhalleCila eshte zgjidhja e duhur per te Kompensuar ujin dhe mineralet e humbura gjatë stinës së nxehtë të verës?

Sipas dietologëve dhe specialistëve të ushqimit dhalli është lëngu më i dobishëm në ditët e nxehta të verës, menjëherë pas saj vijnë lëngu i shalqirit dhe i pjeprit.

Megjithëse trupi ynë ka nevojë për 3 litra ujë në ditë kjo mesatare ndikohet nga mosha, aktiviteti fizik, seksi dhe temperatura e mjedisit. Njeriu gjatë ditës humbet afërsisht 2,5 l lëngje me anë të urinës, djersitjes, rrugëve të frymëmarrjes, pra nga 60-70 % të lëngjeve të marra.

Uji i humbur gjatë ditës kompensohet me anë të frutave me një mesatare të lartë uji si shalqiri dhe pjepri, me anë të qumështit, dhallit, çajit dhe lëngjeve të tjera të frutave. Ditëve të sotme njerëzit janë më të vetëdijshëm rreth ushqyerjes së shëndetshme dhe në këtë mënyrë dalin në plan të parë veçoritë funksionale të produkteve ushqimore mbi shëndetin dhe efektet mbrojtëse përballë sëmundjeve. Përbërësit e një diete të shëndetshme në kuadrin e 5 programeve në një ditë sugjerojnë konsumimin e frutave dhe zarzavateve.

Duke pohuar faktin se dhalli është lëngu më i dobishëm gjatë stinës së verës, specialistët theksojnë se ai është një nga pijet tona tradicionale të prodhuara nga kosi, i cili plotëson mjaft mirë nevojën për lëngje. Kosi dhe dhalli janë produkte që përmbajnë probiotikë. Fjala probiotik rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “për jetën”. Bakteri i përdorur për kosin krijon efekte pozitive për shëndetin tonë duke ndryshuar florën e zorrëve. Disa nga këto efekte janë forcimi i sistemit imunitar, vitaminat K, biotinë, B12, niasin, parandalimi i kalimit të lëndëve të dëmshme në qarkullimin e gjakut, kurimi i alergjive nga ushqimet, diarresë dhe kapsllëkut dhe parandalimi i disa llojeve të kancerit. Për këtë arsye gjatë muajve të verës është shumë i rëndësishëm konsumimi i dhallit dhe lëngjeve të frutave brenda një profili ushqimor të mjaftueshëm dhe të ekuilibruar.

/Start/A. K/