Home Aktualitet Dhëndri mashtron fisin e nuses, zhduket bashkë me paratë

Dhëndri mashtron fisin e nuses, zhduket bashkë me paratë

666
0

Tiranë – Një i ri, i cili është prezantuar tek “viktimat e tij” se ishte nga fshati Luf i Pukës kërkohet nga policia për shkak të hetimeve të nisura ndaj tij dhe çështjes gjyqësorë që pritet të startojë të shtator në gjykatën penale të Tiranës. Kreshnik Ndou, akuzohet nga prokuroria për mashtrim me qëllime përfitimi.

Në fakt historia e të riut është denoncuar nga familja që pretendon se e kanë dhëndër dhe se përgjatë disa muajve ai ka kërkuar borxhe që nga nusja e tij, gjyqshërit, daja e deri tek kushërinjtë.

“Dhëndëri” – thotë prokurori  – ishte prezantuar në gusht 2011 nga e dashura Donika. M, dhe pas kësaj historia e tyre është bërë familjare dhe djali hynte e dilte në këtë familje si i fejuar.

Por disa javë pas kësaj kanë nisur edhe mashtrimet. I riu i ka kërkuar 500 mijë lekë borxh dajës së vajzës me argumentin se i duheshin për tulla pasi do ndërtontë një banesë ku do të jetonte me Donikën.

Me tej borxhet, me të njëjtat justifikime, kanë vijuar edhe tek njerëzit e tjerë. Ndërkohë, tek e fejuara e tij ai kishte marrë në muajt në vijim tre celularë të saj dhe në një rast tjetër  i kishte terhequr me kartën e saj të gjithë rrogën në bankë.

Vajza e mashtruar thotë se kontaktet me “të fejuarin” i ka ndërprerë në fund të 2011 dhe pasi kanë mësuar për mashtrimet në të gjithë fisin ka tentuar ta kontaktojë tek numri i telefonit që ajo posedonte, por i riu e kishte te fikur telefonin. Por adresa e Kreshnik Ndout nuk është gjetur as nga oficerët e policisë dhe gjykimi i tij pritet të nisë në mungesë, nëse nuk do të kontaktohet deri në shtator.