Home Aktualitet Dhuna ndaj burrave ne familje, rritet numri

Dhuna ndaj burrave ne familje, rritet numri

385
0
Dhuna ndaj Burrave

Shpesh degjohet te flitet për gra që dhunohen nga burrat e tyre. Por, ndodh edhe e kundërta: gra që ushtrojnë dhunë fizike ndaj burrave të tyre.
Në 6 muajt e parë të këtij viti janë 4 burra që i janë drejtuar gjykatës së Tiranës për të kërkuar mbrojtjë për shkak se dhunohen nga gratë e tyre. Në të 4 rastet gjykata ka lëshuar urdhra mbrojte për 4 bashkëshortët e dhunuar duke detyruar bashkëshortet e tyre të qëndrojnë larg. Megjithëse gratë janë kanë numrin më të lartë të urdhrave të mbrojtjes vihet re një rritje e numrit të burrave që e kërkojnë mbrojtjen nga bashkëshortet. Ne raportet zyrtare vërejmë vetëm 4 raste, por sipas specialistëve numri i burravë që dhunohen është më i lartë se statistikat zyrtare të gjykatës së Tiranës, pasi shumica e burrave e kanë të vështirë të bëjnë publik realitetin e dhimbshëm e të denoncojnë apo kërkojnë mbrojtje nga gjykata.
Sipas analizave të psikologëve burrat që dhunohen nga gratë e kanë më të vështirë ta bëjnë publik rastin e tyre për shkak të mentalitetit të shoqërisë shqiptare. Për shumë vite dhuna në familjet shqiptare ka qenë produkt i burrave, ndërsa specialistët konstatojnë se ky raport po ndryshon tashmë, ku ka jo pak gra të dhunshme ndaj bashkëshorteve të tyre. Vitin e kaluar u shënuan 4 raste denoncimi të burrave të dhunuar nga gratë, ndërsa vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, është regjistruar i njëjti numër.
Megjithatë edhe numri i gravë që kërkojnë mbrojtjë nga dhuna është rritur. Keshtu në 6 muajt e parë të këtij viti janë lëshuar 239 urdhra mbrojtjë nga 179 të që janë lëshuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që në total për vitin që lamë pas kanë kërkuar mbrojtjë 501 persona, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë kërkuar pothuajse sa gjysma e totalit të vitit të shkuar. Sipas analizave të zhvilluar nga gjykata vihet re një sensibilizim i qytetarëvë për të mos toleruar dhunën në familjet e tyre. Tashmë qytetarët kanë filluar të reagojnë jo vetëm ndaj dhunës fizike, por edhe asaj psikologjike.