Home Aktualitet Diplomati britanik, Griffith shpallet i pafajshëm

Diplomati britanik, Griffith shpallet i pafajshëm

297
0

Griffith duke dale nga Gjykata

Një diplomat britanik u shpall i pafajshëm pasi ishte akuzuar se kishte pajisur me viza në menyre te paligjshme shtetas shqiptar.

Në mungesë të provave, një gjykatë në Britaninë e Madhe e shpalli të pafajshëm diplomatin Mark Griffith, 45 vjeç.

Griffith dyshohej se kishte shkelur procedurat për pajisje me vizë gjatë periudhës shërbente në  ambasadën e Britanisë së Madhe në Tiranë.

Ai ka sherbyer ne ambasaden britanike ne Tirane nga dhjetori i 2005-ës deri në maj të 2007-ës.

Ndërkohë,  një biznesmen që ka dorëzuar me dhjetra aplikime false për leje pune për shtetas shqiptarë që të punojnë në shtëpitë e kujdesit britanik është dënuar nga Gjykata.

Samuel Fongho, 40 vjeç, dyshohet se ka përdorur dokumentet false për të bindur punëdhënësit e klientëve të tij për t’i marrë në punë.

Fongho dyshohet se ka kryer 68 aplikacione false për punësim, duke i krijuar në këtë mënyrë kushte 68 shtetasve shqiptarë që të punojnë dhe jetojnë prgjithmonë në Britaninë e Madhe.

 

Një vendim përfundimtar për Fongon do të jepet më 9 shtator.

Panorama ONLINE