Dokumentari per Daniel Godellin, Qytet i vogël i kampionëve të mëdhenj

Dokumentari “Qytet i vogël i kampionëve të mëdhenj”, i regjisorit Ylli Pepo, i është kushtuar peshëngritësit Daniel Godelli, kampion bote për të rinj dhe kampion evrope në stilin e shkëputjes në peshën 69 kg, si dhe qytetit të Peqinit, që ka vite që i është përkushtuar shtangës dhe futbollit.
Filmi “Qyteti i vogël, kampionë të mëdhenj”, tregon per kampionin e botës nga Shqiperia, peshengritesin Daniel Godelli, si dhe per qytetin e tij te lindjes Peqinin, ku ai u rrit dhe u trajnua nga trajneri veteran Ali Lundraxhiu.
Filmi ka per autorë, gazetarin e njohur sportiv Ahmet Shqarri, kameraman Astrit Omeri dhe montazh Gjergji Panon. Ky dokumentar, i mbështetur nga deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka marrë dhe çmimin “Mention D’Honneur”, në festivalin e 29-të ndërkombëtar të filmit sportiv në Milano.
Në festivalin e organizuar nga data 31 tetor deri me 2 nentor, Pepo e rrembeu kete cmim mes 986 konkurrentëve nga mbare bota, te cilet vinin nga 108 shtete te ndryshme. Filmi yne konkurroi ne kategorine e fimalve dokumentare “Per kampione te medhenj”.
Ky film është ku eshte ngritur figura e Daniel Godellit, por dhe e të gjithë qytetit të Peqinit, që ka vite që i është përkushtuar shtangës dhe futbollit. Dhe ky dokumentar, siç ka dashur ta cilësojë autori Ahmet Shqarri, ka qenë dhe një reagim për qytetin e tij të lindjes, Peqinin.

Comments are closed.